Lidhu me ne

Kryesore

OP thellon fushatën publike kundër Samir Manes

OP thellon fushatën publike kundër Samir Manes

Foto e Organizatës Politike.

Aktivistë të Organizatës Politike (OP) shfrytëzuan sot atmosferën festive për të protestuar në Sheshin Skënderbej për më shumë vëmendje ndaj minatorëve.

Ata ngritën banderolë me mbishkrimin “Samir Mane shtyp minatorët” në fasadën e Operas dhe Baletit dhe shpërndanë fletë me mbishkrime “Samir Mane vodhi festat e minatorëve”. Sipas një postimi në Facebook nga OP:

“Për minatorët e Bulqizës nuk ka festa. Ata janë të hequr nga puna dhe të kërcënuar në masë. Samir Manja ka në xhep të gjithë pushtetarët, por nuk mund t’ua mbyllë gojën qytetarëve të vetëdijshëm të Shqipërisë.

Ne nuk do të lemë gur pa lëvizur dhe sakrificë pa bërë që të vendosim të drejtën e minatorëve në vend dhe luftuar oligarkinë që na ka zënë frymën.”

Prej disa javësh OP ka mbështetur fushatë bojkoti dhe mbishkrimesh mureve të kryeqytetit ku përhapet një qëndrim i tillë kundër zotit Mane. Çështja lidhet me Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) e mbështetur nga OP, e cila pak pas formimit të saj akuzoi drejtuesit e kompanisë Albchrome se po shkarkonte punonjë për shkak të angazhimit në sindikatë.

Një prej këtyre shkarkimeve u tha se ishte ai i kryetarit të SMBB-së, Elton Debreshi. Për këto pretendime Zëri i Amerikës raportoi dje se Inspektoriat i Punës kishte nisur hetim administrativ.

E pyetur më parë nga BIRN, AlbChrome ka mohuar që shkarkimet të kishin të bënin me themelimin apo aktivitetin e sindikatës. Kompania pretendon se shkarkimi i Debreshit erdhi pas një paralajmërimi për largim nga puna që i ishte bërë në prill të këtij viti.

AlbChrome është kompania koncesionare e shfrytëzimit të kromit në minierat e Bulqizës. Kompania u ble nga Balfin Group në vitin 2013. Balfin drejtohet nga Samir Mane.

SMBB u themelua më 15 tetor si rezultat i mungesës së efektshmërisë së sindikatave të tjera. Themeluesit e saj kanë kërkuar paga dhe kushte më të mira dhe synimi kryesor i sindikatës është rritja e nivelit të përfaqësimit të punëtorëve në industrinë minerare të Bulqizës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar4 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix4 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport10 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix10 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar10 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar11 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore11 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore1 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar1 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook