Lidhu me ne

Kryesore

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin


Para 7 vitesh, iu desh një Pallat Kongresesh, disa të ftuar klasi dhe një infrastrukturë e angazhuar mediatike. Dhe bëri zhurmë, tronditi mentalitetin dhe elitat. Por, jo sa mbrëmë, ku në 7 minuta, i vetëm, në një studio minimaliste, ku asnjë prezantues i përmasës së Adit nuk do ndihej komod për një shfaqje të madhe, do shkundte më shumë se herën e parë mendjet, frikërat, bindjet, alibitë dhe broçkullat e sistemit.

Nga Sonila Meço

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që të premten mbrëma, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke thyer çdo rekord shqiptar publikimi e rishpërndarjeje.

Pa sponsor, pa makineri PR-i, pa salltanete studiosh gjigande, pa infrastrukturë të sofistikuar mediatike, pa teknika të përsosura marketingu.

Nga një kub pak metra katrorë, i një televizioni të thjeshtë, nga Prishtina, në 7 minuta, i vetëm përballë makinerisë së shfrenuar të PR-it të regjimit, të shfaqjes 24 orëshe në ekranin e televizionit personal të liderit, i cili përdor çdo teknikë marketingu në “studiot” e veta gjigjande nga Shqipëria në Itali, në programin më të ndjekur atje, nga RAI në Turqi, mes liderësh e sheikësh të një prej konferencave më të pasura në botë, shoqëruar nga sponsor që qarkullojnë miliarda… dhe Adi Krasta fiton një betejë, të cilën as nuk e ka menduar e kërkuar. Përkundrazi, ia kanë shpallur që në vitin 2014. Ndërsa ai ka bërë gazetarin, qytetarin e angazhuar, një mega industri politike e mediatike e ka parë si “armik”.

Por, Adi nuk ka fituar vetëm betejën e njeriut që në 7 minuta ka bërë media, portale, analistë, njerëz të thjeshtë t’u hyjnë analizave, të bëjnë editoriale, të bëjnë mea culpa, t’u ngjallen neurone, të marrin lupa gjigande për ta kqyrur deri në gërmë, për ta sulmuar… Adi ka fituar edhe një rekord me veten. Sepse, nuk është hera e parë, që i vetëm del përballë publikut për të diskretituar një regjim.

Para 7 vitesh, iu desh një Pallat Kongresesh, disa të ftuar klasi dhe një infrastrukturë e angazhuar mediatike. Dhe bëri zhurmë, tronditi mentalitetin dhe elitat. Por, jo sa mbrëmë, ku në 7 minuta, i vetëm, në një studio minimaliste, ku asnjë prezantues i përmasës së Adit nuk do ndihej komod për një shfaqje të madhe, do shkundte më shumë se herën e parë mendjet, frikërat, bindjet, alibitë dhe broçkullat e sistemit.

Sado lupa t’i vendosen sot, sado të perceptohet si betejë kokë më kokë e një lideri jo demkoratik me një udhëheqës shpirtëror, mos harroni, Adi nuk ka kërkuar e nuk kërkon vota, nuk është në fushatë, nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve dhe nuk po lyp vëmendje me çdo kusht. Ndaj, llogari i jep vetëm familjes së tij.

Tjetërkujt i duhet vënë lupa me kërkesë llogarie për çdo hap hedh e çdo fjalë thotë.

Sot, në historinë e shkurtër të medias shqiptare u shkrua një ndër paragrafët më domethënës të saj: 7 minutat që shpartalluan rrjetin dhe sistemin nga një kub.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook