Lidhu me ne

Temporal

Çfarë “fshihet” pas fitores së thellë të Boris Johnson në Britani?


Suksesi i konservatorëve do të thotë se tani Britania do të dalë prej BE në fund të janarit.

Nga Sir John Curtice*

Boris Johnson ka fituar një shumicë vendimtare, pas një kalimi të madh nga Laburistët tek Konservatorët, në Britaninë që voton për largimin nga BE.

Me pothuajse të gjitha rezultatet e shpallura tashmë, kryeministri ka fituar shumicën mee një avantazh prej 78 vendesh – shumica më e madhe e Konservatorëve, që nga viti 1987.

Ndërkohë, me 45%, pjesa e votave të partisë është në nivelin më të lartë që nga viti 1979, kur Margaret Thatcher u bë kryeministre.

Laburistët gjenden me pak më shumë se 200 vende, madje edhe më pak se sa fitoi kjo parti në rezultatin e saj më të keq pas luftës, në vitin 1983.

Ndryshimi mes votave për largimin dhe qëndrimin në BE

Megjithatë, ndryshimi në favor të konservatorëve ndryshon shumë nëpër të gjithë vendin.

Në ato vende ku më shumë se 60% e votuesve mbështetën largimin nga BE në referendumin e vitit 2016, rritja e mbështetjes për konservatorët ishte mesatarisht 6%.

Ndërkohë që, në ato vende ku më shumë se 55% votuan për qëndrimin në BE, vota për partinë ra me tre pikë.

Ndërkohë që Laburistët ranë me mesatarisht deri 11 pikë në shumicën e zonave ku më parë ishte votuar pro largimit nga BE. Vota e tyre ra me vetëm 5 pikë në shumicën e zonave ku ishte votuar pro qëndrimit.

Votuesit e klasës punëtore dhe klasës së mesme

Ky model ka patur një impakt të qartë mbi gjeografinë e zgjedhjeve.

Mbështetja për konservatorët u rrit me 4 përqind në qendër, verilindje dhe Yorkshire – ato rajone të Anglisë që votuan më së shumti në favor të largimit nga BE.

Ndërkohë, vota e partisë ra me 1 përqind në Londër dhe në juglindje.

Dhe në Skoci vota e partisë ra deri me 4 pikë.

Laburistët panë votën e tyre të bjerë me 12 deri 13 përqind në verilindje dhe Yorkshire, ndërkohë që pësuan një rënie me vetëm 6 apo 7 pikë në Londër dhe në jug të Anglisë.

Këta të fundit humbën gjithashtu terren në qendrat kryesore të klasës punëtore.

Mbështetja për partinë ra me 11 pikë në ato zona zgjedhore ku shumica e votuesve I përkasin klasës punëtore. Pjesa e saj e votave ra me vetëm 7 përqind në zonat me votues të klasës së mesme.

Kjo do të thotë se lidhja mes laburistëve dhe bazës së tyre tradicionale të klasës punëtore është thyer keq.

Një gjë e tillë u ilustrua në mënyrë dramatike nga humbja e shumë vendeve prej laburistëve në veri të Anglisë dhe në qendër – vende si Ashfield, Bishop Auckland dhe Uorkington, të cilët nuk kishin zgjedhur kurrë më parë një konservator në zgjedhje të përgjithshme.

Forcimi i SNP

Suksesi i konservatorëve në Angli dhe Uells pati si kundërvënie atë të Partisë Kombëtare Skoceze (PKS) në Skoci. Partia ka fituar 48 nga 59 vendet mbi kufirin e veriut, dhe 45% të votave në të gjithë Skocinë. Eshtë një rezultat pothuaj po aq i mirë sa edhe rezultati historik i partisë në zgjedhjet e 2015.

Dhe në një vend që votoi pro qëndrimit në BE, gjasat janë që kjo do ta forcojë më shumë PKS në kërkim të një referendumi të dytë për pavarësinë.

Një referendum të cilin konservatorët e kundërshtojnë me forcë. Kështu që, gjasat janë që së shpejti të shohim një porplasje kushtetuese mes qeverive skoceze dhe britanike.

Më pak se gjysma mbështetën partitë e Brexit

Shpallja e zgjedhjeve u shoqërua me shqetësime mbi nivelin e pjesëmarrjes, pasi do të mbahej vetëm 15 ditë para Krishtlindjeve.

67% e votuesve shkuan të votojnë, vetëm 2 pikë më pak se sa në 2017.

Pjesëmarrja ra më shumë në vende ku laburistët janë më të fortë, gjë që tregon se disa prej atyre që zakonisht mbështesin partinë, vendosën të qëndrojnë në shtëpi.

Suksesi i konservatorëve do të thotë se tani Britania do të dalë prej BE në fund të janarit.

Megjithatë, nuk ka gjasa që të marrë fund debati mbi marrëdhënien e Britanisë së Madhe me BE-në.

Ndërkohë, në nivelin 47% më pak se gjysma e votuesve mbështetën konservatorët apo partitë pro Brexit, pra partitë që duan të ecet përpara pa një referendum të dytë.

Kjo është një gjë të cilën kundërshtarët e Brexit me siguri do ta theksojnë fort në javët dhe muajt e ardhshëm. Por sot për sot, është e qartë se lavdia I takon Boris Johnsonit./BBC

*Profesor i Shkencave Politike në Strathclyde University

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix17 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar17 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar17 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore24 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix24 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook