Kryesore
FOTO: Pallatet e arnuara me shtesa të Tiranës, përballë tërmetit

Përveç Durrësit dhe zonave të tjera ku tërmeti shkatërroi shumë banesa, dëmtime pati edhe në Tiranë.
Ajo që bie në sy janë shtesat e bëra në pallate, të cilat e shtojnë rrezikun në rast lëkundjesh sizmike.
Imazhet e paraqitura janë marrë nga lagje të “Bllokut” dhe “Komunës së Parisit”, ku shtesa ka thuajse në çdo pallat.
Inxhinjeria Luljeta Bozo, në daljet e saj publike për disa media është ndalur edhe te problematika e shtesave, për të cilat ka folur në mënyrë të detajuar.
“Shtesat e kateve duhen bërë me anë të llogaritjeve që bëhen nga inxhinierë ndërtimi, jo nga njerëzit vetë. Ka rregulla edhe për kolonat. Shpesh nuk respektohen fare këto rregulla. Shtesat anësore, janë si të thuash si çiban, se nuk janë në trupin e objektit. Mirë është që të jenë të shkëputura nga objekti, të jenë më vete që të jenë të qëndrueshme. Edhe po të mos jetë e shkëputur, në themel poshtë ajo duhet ta ketë themelin më vete, muraturën ose kolonat duhet t’i ketë më vete dhe duhet të ketë një farë distance e cila rregullohet me një pllakë që mos duket që ka një hapje. Nuk kanë problem, vetëm nëse respektohen kto rregulla”, vijon Bozo.
Shihni fotot më poshtë për një pamje më të qartë.
Por jo vetëm pallatet e para 90 që kanë shtuar për shkak se kanë qenë apartamente shumë të vogla.
Edhe pallatet e pas 90 në gjithë Tiranën kanë shtesa katesh, nga 1 nga 2 dhe ndonjëherë edhe nga tre të tilla.











j