Lidhu me ne

Aktualitet

Tërmeti fut ekonominë në “gjendje kome”, mbyllen 850 biznese në Durrës


Rreth 850 biznese të vogla janë mbyllur për shkak të dëmtimeve në godinat ku ushtronin aktivitetin, ndërkohë që janë rreth 100 biznese të mëdha që kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Tërmeti fut ekonominë në “gjendje kome”, mbyllen 850 biznese në Durrës

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të rëndë në 4 dekadat e fundit në Shqipëri, me një bilanc tragjik prej 51 viktimash dhe shumë të plagosur, pa llogaritur edhe dëme të mëdha në banesa kolektive e shumë shtëpi private.

Por, edhe biznesi ka pësuar humbje të mëdha.

Madje, kërkohet ndërhyrja e qeverisë dhe e autoritetit të mbikëqyrjes financiare për të dalë nga ajo që mund të quhet si “gjendje kome”.

Ndërsa e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore është përqendruar tek sigurimi i strehimit për mijëra banorë të Durrësit shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, biznesi është lënë tërësisht në harresë këto ditë.

Sipas kreut të Dhomës së Biznesit në Durrës Alban Isteri, deri më tani janë 20 fasoneri me rreth 150-200 punëtorë secili, që edhe sot, në ditën e 12-të pas tërmetit, nuk kanë nisur ende punën, pasi ambientet dhe makineritë janë dëmtuar.

Rreth 850 biznese të vogla janë mbyllur për shkak të dëmtimeve në godinat ku ushtronin aktivitetin, ndërkohë që janë rreth 100 biznese të mëdha që kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ajo që është më shqetësuese këto ditë është se janë edhe një pjesë e konsiderueshme biznesesh që vazhdojnë të ofrojnë shërbime në katet e para, ndërkohë që katet e sipërme janë kthyer në të pabanueshme.

Për këtë arsye, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë, një ndër kërkesat parësore që i ka parashtruar Këshillit të Ministrave është “koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit të Emergjerncave për dërgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit”.

Një pjesë e bizneseve që kanë pësuar dëmtime të shumta në godina janë duke kërkuar ambiente të reja me qira, pasi riparimi i dëmeve do të kërkojë kohë, ndërkohë që nisja e aktivitetit duhet të bëhet një orë e më parë, sepse kanë afate kontratash që duhet të respektojnë me partnerët e huaj.

Por ndërsa janë të prekur drejtpërdrejtë nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, një pjesë e madhe e bizneseve po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

Në ditët e panikut që mbërtheu Durrësin, ku një pjesë mjaft e madhe e popullatës u largua drejt qyteteve të tjera, por edhe gjatë kësaj jave, jo të gjithë punonjësit i janë rikthyer punës, pasi një pjese prej tyre u janë shpallur shtëpitë e pabanueshme dhe ende nuk kanë zgjidhur problemin e strehimit.

“Bizneset në jo pak raste po punojnë me 40-50% të kapacitetit të tyre dhe kjo është një kosto e shtuar për ta”, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë Durrës, i cili ngre alarmin se nëse nuk ndërhyn shteti me lehtësira fiskale, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve do të shkojnë drejt falimentimit në muajt në vijim.

Pranë Qendrës së Regjistrimit të Biznesit këto ditë ka qenë i lartë numri i subjekteve që janë paraqitur për të pezulluar aktivitetin, për shkak të dëmeve të pësuara, apo se godina ku ushtronin aktivitetin është shembur ose ka dëmtime të mëdha.

Në një kohë kur shumë biznese kanë ndërprerë aktivitetin që nga data 26 nëntor, kjo mund të shoqërohet edhe me një kosto të rëndë sociale.

Deri më tani, bizneset në Durrës kanë deklaruar se do t’i paguajnë punëtorët edhe gjatë kësaj periudhe pauze, por kjo do ta rëndojë edhe më shumë portofolin e tyre.

Një fenomen tjetër shqetësues është fakti se edhe para tërmetit të 26 nëntorit, bizneset në Durrës ndjenin mungesën e fuqisë punëtore. Kjo pritet të thellohet edhe më tej në muajt në vazhdim, pasi një pjesë e fuqisë punëtore, të mbetur pa shtëpi pas tërmetit do të tentojë emigrimin.

Nga ana tjetër, një pjesë e punonjësve të dëmtuar nga tërmeti i kanë kërkuar punëdhënësve të tyre paradhënie, për riparimin e dëmeve apo për të marrë shtëpi me qira.

“Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre (jo vetëm ato që bëhen te portali e-albania)”.

Kjo është një tjetër kërkesë që sipas Dhomës së Tregtisë duhet të marrë vëmendjen e qeverisë, pasi ka shumë biznese në Durrës që duan të kontribuojnë për riparimin apo rindërtimin e shtëpive të punëtorëve të tyre.

Deri më tani, qeveria Rama ka deklaruar se do të njohë si shpenzime të biznesit vetëm donacionet që do të bëhen nëpërmjet portalit shtetëror e-albania.

Në një kohë kur situata është mjaft kritike, Dhoma e Tregtisë Durrës kërkon nga qeveria “lobimin nëpërmjet Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë një vjeçare”.

Duke iu referuar shembullit të ndjekur nga vendi fqinjë, Itali, në rastin e tërmetit në Aquila, në vitin 2009, apo në Amatrice në vitin 2016, Dhoma e Tregtisë i kërkon qeverisë Rama ndërhyrjen për derdhjen e vlerës së TVSH-së në llogaritë e bizneseve dhe lehtësira fiskale që nënkuptojnë 3 vite pezullim taksash etj.

Kërkesat e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, drejtuar Këshillit të Ministrave:

*Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit Të Emergjencave për dëgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit.

*Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3-vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqerore, TVSH, taksa vendore etj).

*Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët

*Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive pë një periudhë një vjeçare.

*Lobimin nëpërmejt Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.

*Pezullimi i aktivitetit për bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjendja e jashtëzakonshme ( edhe nëse ka detyrime tek taksat)

*Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portali e-albania).

*Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore  e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix40 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore49 minuta më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix5 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar5 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix5 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix5 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar5 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar5 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook