Lidhu me ne

Temporal

Krenaria Gorbaçov, një hero tragjik që sot pothuajse nuk e njohim më


Tridhjetë vite  pas rënies së Murit të Berlinit, që shënoi fundin e parakohshëm të shekullit të shkurtër, figura dramatike e udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik na kujton fatin e përmbysur të një vigani pa paqe, komunistin që pa dashur e varrosi komunizmin, atdhetarin që me qëllimet më të mira i gërmoi varrin Shtetit të themeluar nga Lenini.

Nga Paolo Valentino

Në natën që kujton më magjiken e netëve, një fytyrë ngrihet nga errësira e kujtesës. Është një fytyrë e shënuar nga mosha, e shformuar nga sëmundjet, e mbuluar nga melankolia.  Por mbi të gjitha është një fytyrë e brejtur nga plagosjet e Historisë,  fytyra e një heroi tragjik që ashtu sikurse Ikari mendoi se mund të fluturonte pranë diellit, por përfundoi duke shkatërruar vetveten dhe veprën që donte të shpëtonte.

Nëse do të mund të tkurrej në një njeri të vetëm, në një karakter të vetëm Nëntëqindi dhe ato që Paul Klee i quante “Harte Ëendungen”, kthesat e ashpra, ky do të ishte me shumë gjasë Mihail Gorbaçovi. Tridhjetë vite  pas rënies së Murit të Berlinit, që shënoi fundin e parakohshëm të shekullit të shkurtër, figura dramatike e udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik na kujton fatin e përmbysur të një vigani pa paqe, komunistin që pa dashur e varrosi komunizmin, atdhetarin që me qëllimet më të mira i gërmoi varrin Shtetit të themeluar nga Lenini.

“Nuk mund të shkohej më përpara n’atë mënyrë” thotë Gorbaçovi në intervistën e Der Spiegel. Perestrojka (rindërtimi) si një hap i detyrueshëm, e fundmja, një përpjekje e pashmangshme për të reformuar një sistem tashmë të kockëzuar, në dështim të plotë politik dhe ekonomik. Nuk ishte një marksist i mirë së fundi Mihail Sergejeviçi. Në kundërshtim me atë që kishin bërë shokët kinezë, që u hapën drejt kapitalizmit dhe shtrënguan vidhat mbi demokracinë, ai filloi nga superstruktura politike (glasnosti, opozita, e drejta e manifestimeve), por lëvizi keq e pak mbi strukturën ekonomike, me reforma gjysmake dhe hapje të turbullta ndaj tregut. Ndërkaq, i detyruar nga trysnia e armatosjes së Amerikës reganiane e duke shpresuar në ndihmat e Perëndimit të cilit i kishte premtuar heqjen e armikut, i dha copë mbas cope bazat e fuqisë sovjetike, euroraketat, armët strategjike dhe ato konvencionale ose zonat e ndikimit.

Kur në 1989 gjenerali Sergej Akromejev takoi  kryetarin e ri të delegacionit amerikan, Richard Burt, për seancën e parë të bisedimeve të Traktatit Start, i tha troç se Gorbaçovi e kishte tradhtuar komunizmin e se ai, që kishte luftuar në Stalingrad, nuk do të lejonte kurrë që Bashkimi Sovjetik të poshtërohej n’ato bisedime. Nuk shkoi ashtu. Por anekdota, e pazbuluar kurrë, vërtetonte se receta e Gorbaçovit ishte e përsosur për t’u bërë i urryer n’atdhe: rusët ishin më keq, shikonin mbi fuqinë e tyre të poshtëruar e për herë të parë në katër shekuj mund të ankoheshin me zë të lartë.

Megjithatë Mihail Gorbaçovi nuk pendohet. Së përjavshmes gjermane i thotë se nuk mund t’u mohoheshin popujve fqinjë të drejtat e lirisë e demokracisë, polakëve, çekëve, hungarezëve, gjermanëve të Lindjes. Fjalia me të cilën qortoi Erich Honnecker-in udhëheqësin e përjetshëm të RDGJ, duke i vënë karremin fundit të tij, tingëllon ende sot: “Jeta ndëshkon atë që arrin me vonesë”.

Mbi një gjë ish presidenti sovjetik ka në çdo rast arsye për të shitur. Kur pohon se mbas mbarimit të Luftës së Ftohtë, drejtuesit e rinj nuk kanë ditur të krijojnë një arkitekturë të re e bashkëkohore sigurie n’Evropë, Gorbaçovi thotë një të vërtetë parake. Ashtu sikurse kur kritikon zgjerimin e shpejtuar të NATO-s në Lindje. Por në vështrimin e Mihail Sergejeviçit ka ende hapësirë për t’ardhmen. Ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë retorika po ndryshon, i thotë Der Spiegel-it. Ndoshta është shpresa për të pasur të drejtë me tridhjetë vite vonesë, ndoshta është optimizmi i pashërueshëm se jo çdo gjë ka qenë e kotë. Por sido që të shkojë do të kemi gjithmonë kundrejt këtij njeriu një borxh mirënjohjeje.

“Corriere della Sera”

Përktheu Eugjen Merlika 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix10 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix10 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix10 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar10 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix11 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix11 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix11 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske12 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix12 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook