Kryesore
Fiksimi me portalet, Rama: Mos më detyroni t’ju mbyll forcërisht
Kryeministri, Edi Rama ka bërë një reagim të ashpër ndaj të gjithë portaleve dhe kanaleve të informimit që sipas tij në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, bëjnë lajme të rreme dhe përhapin panik.
“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!” shkruan Rama.
Më pas kryeministri kërkon “stop tani dhe stop menjëherë”.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!” shkruan më tej Rama.