Gjashtë sekrete të stilistëve që të tregojnë më të gjatë
Nuk ka vajzë që nuk dëshiron të duket me stil, por për fat të keq jo të gjitha tendencat e modës përshtaten me të gjitha llojet e lartësive dhe figurave trupore. Kjo është arsyeja pse, kur një vajze që vesh rroba me stil duket sikur janë përshtatur fiks për atë, ndërsa po të njejtat rroba, nëse i vishen ndonjë tjetre, mund të ngjajë më e shkurtër dhe me aksesorë apo çizme të padëshirueshme.
Megjithatë, mund t’ju ndihmojmë të shmangni përleshjet e tilla. Më poshtë po ju paraqesim 6 mënyra të thjeshta që të dukeni më shtatlartë dhe më elegante.
Zgjidh këpucët dhe aksesorët e duhur
Mënyra më e lehtë për t’u dukur më e gjatë është të veshësh këpucë me taka të larta. Ngjyra e këpucëve është po ashtu e rëndësishme: çfarëdolloj këpuce me ngjyrë neutrale do t’i bëjë këmbët të duken më të gjata, ndërsa këpucët e zeza, sidomos ato me lidhëse deri lart, bëjnë që këmbët tuaja të duken të shkurtra.
Kujdes me printimet me vija
Nga ky shembull, mund të shikosh se nuk duhet të veshësh rroba të tilla pa e menduar mirë kombinimin. Vijat horizontale shtojnë volumin, ndërsa kombinimi i gabuar me këtë lloj printi me një fund me gjatësi deri tek gjuri, të bën të dukesh më e shkurtër.
Zgjidhi xhinse dhe çanta sipas gjatësisë
Nëse je shtatshkurtër dhe vesh xhinse të shkurta, do të dukesh edhe më e shkurtër. Ndaj kombino këto lloj xhinsesh me këpucë me taka të larta. Xhinset me gjatësi deri në bel të bëjnë të dukesh më e gjatë. Theksimi i linjave vertikale do të shtojë edhe më shumë efektin.
Provo pantallona Palazzo
Këto lloj pantallonash janë një mënyrë e mrekullueshme për të fshehur takat e larta ose këpucët me platformë dhe i bëjnë këmbët të duken më të gjata, duke të dhënë kështu imazhin e një vajze shtatlartë. Provo të zgjedhësh nuanca të lehta dhe vetëm me një ngjyrë. Pantallona të tilla me veshje të ngushta dhe të shkurta në pjesën e sipërme të bëjnë të dukesh më e gjatë. Është një truk që vërtet funksionon.
Mos i anashkalo fundet e ngushta në formë lapsi
Ky model të bën të dukesh më e gjatë dhe shtatlartë. Kombino fundin me një këmishë apo bluzë të ngushtë duke e futur nën fund, e jo sipër fundit, sepse kështu do të ndikojë të dukesh më e shkurtër.
Vishi në mënyrën e duhur fustanet me model këmisheje
Një fustan i tillë ka një dizajn interesant dhe i përshtatet pothuajse çdo lloj figure. Megjithatë femrat e shkurta mund ta kenë paksa problem këtë model, sepse ky model më shumë u përshtatet femrave shtatlarta. Që t’i japësh më shumë volum belit tënd, thjesht lidh një rrip në mes dhe rrotullo mëngët sipër. Ky model shkon më mirë nëse është njëngjyrësh.