Ivanka Trump mori gjithë vëmendjen, teksa doli nga shtëpia e saj në Uashington mëngjesin e djeshëm. E veshur e gjitha në bezhë dhe me kokën lart, e bija e Trump u fut në makinë luksoze për t’ju drejtuar Shtëpisë së Bardhë.
Më vonë, ajo dhe babai i saj, presidenti Donald Trump udhëtuan drejt Texas-it për të vizituar fabrikën e ‘Apple’ dhe për të takuar CEO-n e saj, Tim Cook.
38-vjeçarja ishte rrëzëlluese me pantallona të gjera, xhaketë dhe një pallto leshi. Ivanka nuk zhgënjen kurrë me veshjen dhe këtë e dëshmon qartë në çdo dalje të saj.