Basha kujton Sokol Olldashin, poston FOTO me të birin: Do të ishte krenar për djalin e tij, Glauk në gjurmët e të atit
Lulzim Basha së bashku me Glauk Olldashin
Në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, një nga figurat më të shquara në rradhët e PD, lideri demokrat pozon me djalin e politikanit të ndjerë dhe shprehet i bindur se Oldashi do të ishte krenar për Glaukun, djalin e tij të madh.
‘Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli!’, shkruan Basha në Twitter.
Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, u nda nga jeta në një aksident tragjik teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës më 20 nëntor të 2013.