Temporal
“Ne jemi të fyer”
Një letër anonime që është publikuar në faqen në Facebook “Lolita” po bën bujë në rrjet dhe është pëlqyer dhe shëprndarë nga një numër tepër i lartë njerëzish.
Në shënejstër është vënë projekt/ligji që synon të propozojë qeveria lidhur me ofendimet që bëhen në portalet online.
Ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike deklaroi se do behen ndryshime ne ligjin per mediat online per te denoncuar fyerjet e komentuesve neper portale online. Shume e interpretuan kete si orvatje e qeverise per te censuruar te vertetat qe thuhen nga njerez anonime por ministrja insistoi se eshte mjet per te mbrojtur qytetarin nga fyerja.
Por ka diçka qe ministrja harron ne lidhje me qytetarin, anonim ose jo dhe raportin e tij me politiken, shkruhet te Lolita.
Komenti vijon si më poshtë:
NE JEMI TE FYER!
Ne na fyen ne menyre rraciste kryeministri yne zonja ministre. Na quan alpine, hajdute, dembele. Nuk le rast pa humbur per te na ironizuar para ambasadorit te rradhes. Si i zoti i shtepise pijanec qe kur miqte e pyesin pse po i bien tjegullat ne tavoline fillon e shan nder dhembe gruan e femijet se nuk ia lajne mire kembet.
Ne na fyeni çdo dite me arrogancen tuaj ne parlament zonja ministre. Me fjalorin rrugaç, me gjestet prej kodoshesh, me poshterimin e gjinise femerore, me ngerdheshjet prej majmuni dhe me batutat qe beni me njeri tjetrin pasi jeni share nga familja.
Ne na poshteroni qe ne sistem arsimor zonja ministre duke na vrare shpirtin e kritikes dhe vetebesimin. Qe nga mesuesi qe rreh nxenesit me dru e deri te profesori universitar cinik. Perjashtim bejne vetem universitetet private ku arroganca spostohet tek pronari dhe tek i biri i biznesmenit student i shkelqyer.
Ne na ofendoni ne shfaqjet tuaja te turpshme partiake zonja ministre. Kur anetaresoni te rinj duke ju premtuar vende pune ndersa dhjetera mijera akoma marrin rruget e malit per te bere pune te rendomta.
Ne na pezmatoni kur dalim ne tregun e punes zonja ministre. Jo vetem qe duhet te bejme fotokopje per militantin e radhes po nuk jemi as te sigurte ne vendin e punes se pas dy vitesh vjen partia tjeter, me falangat e veta te çobaneve me kontribute ne fushate.
Ne na deshperoni kur mendojme te ardhmen zonja ministre. Ne nje vend kur drejtesia mungon, ku vritesh per te drejten e protestes, ku pertypet me shume telepolitike se biznes, ku varferia quhet turp ndersa korrupsioni nxitet dhe admirohet askush nuk sheh nje perspektive te lumtur per veten dhe femijet.
….
Kjo eshte gjendja e rinise shqiptare qe shfryn duke fyer zonja ministre. Rini e cila detyrohet te jetoje ne Gomorre ose te marre rruget e emigrimit ku shteti i huaj, sado rracist te jete, prape te trajton me mire se shteti yt.
E nqs fyejne prinderit tane (ku e ku me te permbajtur se ne) ato fyerje u dalin nga shpirti zonja ministre se kane dale nga nje sistem ku fjala ishte gjeja me e rrezikshme per t’u futur ne nje sistem ku fjala eshte gjeja me e pavlere. Kane vdekur ne Otranto dhe ne malet e Greqise per te na siguruar nje te ardhme sot te pasigurte, edhe per fajin tuaj.
Per keto arsye te jesh e sigurte zonja ministre se ne do vazhdojme t’ju fyejme. Vrasesit e pafajshem, hajdutet e ndershem, injorantet me shkolle, halabaket me mandat deputeti.
NE DO T’JU FYEJME SEPSE NDIHEMI TE FYER!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu