“Katrahura me Milot-Balldren”, ish-deputeti Përparim Spahiu: Të anulohen koncesionet
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas shkrimit të revistës Monitor, që rendiste reagimin e KLSH mbi rrugën Milot-Balldren .
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se anulimi i kontratave koncesionare të nënshkruara nga qeveria mund të realizohet.
Sipas tij, kontrata janë të mbushura me parregullsi, sikurse ka konstatuar edhe KLSH në rastin e rrugën Milot-Balldren.
“Anulimi i kontratave koncesionare të Rilindjes është mëse i mundshëm. Jam i bindur se ato janë të mbushura me parregullsi e shkelje, siç ka konstatuar edhe KLSH rastin e Milot-Balldren”, shkruan ish-deputeti