Lidhu me ne

Kryesore

Stadiumi/ Pse e goditën Ramën në “Arenën” e tij

Zakonisht për të gjithë ata që shkojnë rregullisht në stadium ka një urdhër të pashkruar: Shkallët e tyre nuk duhet të shfrytëzohen për të promovuar platforma politike për të nxitur racizmin, apo për t’u shndëruar në skena naionalizmi.

Ky rregull u prish disa herë në inaguimin e stadiumit të ri në Tiranë dhe faji i vetëm nuk qe i atyre që e tejkaluan këtë rregull të pashkruar, por edhe i atyre që i provokuan për të ndërmarrë një gjë të tillë.

Fillimisht kur hyje për tek impianti i ri, që pa kaluar radhën e parë të plicëve një grup të rijsh të Organizatës Politike ishin vendosur tek COIN, për të përkujtuar punëtorin Naim Idrizi, vdekja e të cilit gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit me kullë nga firma Alb Star është lënë në harrestë të plotë.

Porsa filloi ceremonia, sapo u fikën dritat një pjesë e madhe e tifozëve filluan të buçasin me thirrjet Rama Ik. Edhe një parrullë e kohës së mitingjeve të PD-së që tashmë është bërë virale mes njerzve u shfaq në tribunë.

Më pas një grup tifozësh pas portës që mbajt Shqipëria në pjesën e parë, hapën një banderolë të madhe sa krejt tribuna, ku evokohej sdiumi i vjetër që mbante emrin e heroit të luftës Qemal Stafa.

 

Dhe së fundi një grup tifozësh shpalosën banderolën “Larg duart nga Kosova” të cilët siç shpjeguan më pas i referoheshin idesë Thaçi Rama për ndryshimin e kufinjve.

Nayrisht të gjithë ata që vepruan këshu e tejkaluan cakun e asaj që duhet të bëjë një tifoz në një ndeshje futbolli, roli esencial i të cilit është të mbështesë skuadrën e vet të zemrës.

Por të gjitha këto tejkalime nuk janë në fakt asgjë tjetër përveçse një drejtëpeshim për abuzimin me stadiumin si për një vepër që “partia po I’a bën dhuratë popullit”.

Edi Rama ka vendosur vetë edhe firmën ndërtuese Alb Star edhe kullën edhe arkitektin e tij të preferuar Kazamonti, madje edhe këngëtarët që do të performonin në ceremoni. Për një kohë të gjatë pa ndërprerje ai ka postuar video dhe foto propagandistike pët veprën madhështore që po i falte Tiranës. Madje palaçoja i bashkisë, për çdo gjë që shkatërron, duke filluar që nga teatri, thotë do ta bëjmë si stadiumin. Ai bashkë me kryeministrin disa herë kanë deklaruar se kritikët e kullës me fushë futbolli, kur ajo të hapur, do të hyjnë të maskuar për të parë ndeshjet.

Nuk ka asnjë dyshim se vetë Rama dhe papagajtë e tij e helmuan atmosferën e ndeshjes së futbollit kundër Francës. Ata prej kohësh e përdorën atë si një mjet propaganda fiks siç bëhet në regjimet autarkike. Dhe në mbremjen e së dielën morën kundërpërgjigjen, që sado e politizuar qoftë, është shumë më pak se përdorimi që ata i kanë bërë stadiumit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook