Disa modele flokësh, që të mund të zgjidhni. Mendoni për fustanin tani.

Flokët e kapur gjysmë nuk janë veç një model praktik, pasi mund të jenë edhe shumë tërheqëse. Mund të zgjidhni ta zbuloni fytyrën tuaj për një natë të rehatshme duke kërcyer, ose të lëshoni ndonjë fije për pak ndryshim.

Flokët e ndara në mes janë perfekte për një rast formal, ose joformal. Kalojini pas veshit dhe nëse doni pak volum mund të formoni disa kaçurrela të vogla në pjesët e fundit.

Topuzi i ulët i jep shumë klas pamjes suaj. Është një pamje e thjeshtë, por jo e mërzitshme. Sigurohuni që t’i kapni në atë mënyrë që të mos dalin fije.

Një topuz i rrëmujshëm në majë të kokës, me aksesorët e duhur, nuk është më i rrëmujshmëm, por ju jep pikërisht stilin e duhur për nje dasmë.

Gërsheti në formën e topuzit është një model i thjeshtë, por shumë në modë.

Ky gërshet është për ato që guxojnë.

Topuz i çrregullt, por me klas.

Flokët e kapur bisht me kujdesin e duhur, janë gjithmonë një zgjidhje.

Onde të mëdha dhe kaq…

Ky model jo vetëm që është i përshtatshëm për çdo lloj floku, por është edhe shumë në modë.

monalisa.al