Sport
FIFA zbulon për herë të parë pagën e Sepp Blatter
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është paguar në total 2,6 milionë sterlina në vitin 2015.
Blatter, 80 vjeç, mbante detyrën e kreut të FIFA-s që nga viti 1998, deri sa u detyrua të japë dorëheqjen në mes të një skandali korrupsioni, i cili përfshiu organizatën.
Reformat e votuara në kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s në Cyrih muajin e kaluar, e detyruan organizatën që të bëjë publike llogarinë e tij për herë të parë.
Sekretari i Përgjithshëm, Jerome Valcke, një tjetër zyrtar i cili ishte ndaluar në prag të skandalit të korrupsionit ka marrë një pagë bruto prej 1.07 milionë sterlina, me shtesa të tjera të tilla si sigurimet shoqërore dhe kontributet e fondit të pensionit që shkojnë në total deri në 1.51 milionë sterlina.
Raporti zbuloi se FIFA kishte pësuar një humbje të konsiderueshme për vitin 2015, që arrinte në shumën 84.2 milionë sterlinave, shumë kjo , që përbën deficitin e parë që nga viti 2002.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu