Radar
Del në shitje makina më e vogël në botë
Makina më e vogël në botë ka dalë në shitje. Me targa dhe dokumente që i japin mundësinë të qarkullojë lirshëm në rrugë, makina “Peel P50”, prodhim i vitit 1964, ka dalë në ankandin e organizuar nga “Sotheby’s” në Florida, për 176 mijë dollarë.
Me tre rrota, një sedilje dhe pa bagazh, makina ka një motor monocilindër, gjatësi 1.34 metra, gjerësi 99 cm dhe lartësi 1.2 metra.
Mjeti nuk peshon shumë, falë kabinës së bërë me një material të lehtë, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 60 km/orë.
Ajo vjen nga Muzeu i Makinave të Vogla “Bruce Weiner” dhe është një prej 26 makinave të tilla akoma në qarkullim në të gjithë botën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu