Aktualitet
Charles në parlamentin serb flet për Nënë Terezën dhe Rita Orën
Princi i Wellsit, Charles, i cili po qëndron në Serbi, në kuadër të turneut të tij në Ballkan, ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin e Serbisë në Beograd, ku, ndër të tjera, ka folur për pajtimin në rajon.
“Unë e kuptoj plotësisht problemet që vendi juaj po përballet, dhe vetëm mund të mirëpres përparimin e dukshëm që është bërë. Gjurmët dhimbshme të historisë duhet të njihen dhe të pranohen por problem mbetet se si të tejkalohen: Me dialog, sport, drejtësi për viktimat e dhunës, programe shkollore. Kur flasim për historinë, ajo duhet të bëhet me sinqeritet. Duhet të ketë mundësi të reja për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të lidhur “, tha Princi Charles.
Si një shembull i pajtimit ai përmendi Marrëveshjen e Paqes të vitit 1998, e cila i dha fund tre dekadave dhunë në Irlandën e Veriut, aktorët kryesore e të cilit ishin republikanët katolikë dhe unionistët protestantë.
Carls ka percjellur nje mesazh te Nene Terezes: Ne jemi një pikë në oqean, por, oqeani do të ishte më i cekët po të mos ishte ajo pikë’
“Unë ju siguroj se Britania është me ju, teksa ju ndërtoni të ardhmen tuaj të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti në rajon nënkupton që të gjithë ne, qoftë në Ballkan, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, apo kudo tjetër, do të mund të shijojmë një të ardhme më të sigurt dhe më me prosperitet. Bashkë, ne mund ta ndërtojmë këtë të ardhme”, ka thënë Charles në Parlamentin e Serbisë përcjellin mediat ne beograd.
“Mos harroni të shkuarën por nuk duhet të jeni të burgosur të historisë” ka thënë Çarls Ai ka përmendur Rita Orën.
“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore, Rita Ora (të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për here të pare në Londër javën e kaluar me kitaristin Milos Karadzic MUTIK, dhe violinistin në orkestrën simfonike të Londrës, Roman Simovoni”, ka thënë princi Charles informon REL ne gjuhen serbe.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu