Kryesore
BE: Gati plani për fatin e refugjatëve
Udhëheqësit e Bashkimit Europian, më në fund kanë mbërritur në një vendim unanim për paktin që do t’i propozohet Turqisë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën e refugjatëve. Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, është shprehur se vendimi i tyre do t’i prezantohet kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.
Krerët e shteteve europiane kanë vendosur se të gjithë refugjatët që shkojnë nga Turqia drejt Greqisë, do të kthehen mbrapsh. Në këmbim të kësaj, mendohet se BE do t’i ofrojë Turqisë ndihmë financiare dhe akses të lirë pa nevojën e vizave në vendet e zonës Shengen. Sipas “Reuters” kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Turqia duhet të veprojë sipas standarteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë refugjatëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu