Pothuajse në çdo emision apo intervistë që jep, ish-kryeministri Berisha pyetet për një datë apo kohë se kur do të largohet përfundimisht nga politika.
Të njëjtën pyetje Berishës ia kanë bërë dhe në emisionin “Tempora”, ndërsa ish-kryeministri nuk ka hezituar të përgjigjet. “Një orë para se i Plotëfuqishmi të më marrë frymën e fundit”, u shpreh ai, duke lënë të nënkuptohet se ish-kryeministri jo vetëm që nuk ka menduar të largohet nga politika, por duket se largimi nga politika nuk është fare opsion.
Kujtojmë se, ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar shpesh nga aktorë politikë dhe publikë se pavarësisht se dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD, ai mbetet de facto drejtuesi i saj. Vetë Berisha është shprehur se që ditën që u largua, PD është në dorën e Lulzim Bashës.