Lidhu me ne

Kryesore

Kush janë 100 personat ‘non grata’ në SHBA, mes tyre 14 shqiptarë


Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata disa zyrtarë të korruptuar në mbarë botën, mes tyre janë deputeti i parlamentit shqiptar, Tom Doshi, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Këta zyrtarë, bashkë me falimjarët e tyre (në total 14 persona) u ndalohet hyrja për gjithë jetën në SHBA.

Ajo ç’ka bie në sy është se në mbarë botën, SHBA-të u kanë ndaluar hyrjen 100 personave, ku 14 pre tyre janë shqiptarë. Pra një numër tejet i madh për një shtet të vogël si Shqipëria. Zyrtarët e tjerë të korruptuar janë nga vende të botës së tretë, si Zimbabve apo Sudani dhe 1 rast është nga Rumania.

Sekretari Amerikan i Shtetit, kur ka prova të besueshme për zyrtarë të huaj që kanë kryer korrupsion madhor ka të drejtën të vendosë ndalimin e hyrjes në SHBA në bazë të nenit Neni 7031 (c). Ai ka të drejtën të vendosë skualifikimin përgjithmonë të zyrtarëve të korruptuar dhe anëtarëve të familjes.

Pra, personat që shpall non grata SHBA janë Big-ët e korrupsionit! Këtu përfshihen zyrtarë që kërkojnë para në shkëmbim të favoreve shtetërore, ata që ndërhyrje në procese gjyqësore dhe ata ndërhyjnë në procese zgjedhore.

Deri më sot janë bërë të ditur publikisht 100 persona në mbarë që u ndalohet hyrja në SHBA, ku 14 prej të cilëve janë shqiptarë.

-Më 14 shkurt 2018 iu ndalua hyrja në SHBA, ish-prokurorit Adriatik Llalla, gruas dhe dy fëmijëve të tij. Llalla u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe besohet se ka kërkuar azil në Gjermani. Llalla dyshohet se ka përvetësuar prona dhe pasuri të paligjshme sa ishte kryeprokuror.

-Më 16 prill 2018 iu ndalua hyrja në SHBA, Tom Doshit, gruas dhe fëmijëve të tij. Doshi është aktualisht në parlament si deputet i PSD (krahu i djathtë i Ramës). Doshi akuzohet nga SHBA për korrupsion domethënës, por në vendin tonë ai nuk po hetohet.

-Më 30 korrik 2019 iu ndalua hyrja në SHBA, Vangjush Dakos, gruas dhe dy fëmijëve të tij. Dako doli në përgjimet e Bild, duke folur me persona me precedentë kriminalë. Dako dyshohet për korrupsion dhe blerje votash (dosja 339/1).

Gazeta Mapo ka kryer një kërkim dhe sjell informacion mbi zyrtarët e tjerë në botë që u ndalohet hyrja në SHBA:

-Anselem Nhamo Sanyatwe- Zimbabve- Ish-komandant i Brigadës së Gardës Presidenciale dhe ambasador në Tanzani, i akuzuar për korrupsion dhe shtypje të protestave pas-zgjedhore.

-Salah Gosh- Sudan- Ish-drejtues i Shërbimit të Inteligjencës. Akuzohet për korrupsion dhe torturë. Në një rast u akuzua se kishte 1 miliard dollarë në një llogari bankare.

-Liviu Nicolae Dragnea- Rumani- Ish-kryetar parlamenti. I dyshuar për korrupsion domethënës. I dënuar për mashtrim elektoral. I dënuar për abuzim me detyrën.

-16 shtetas arabë, të dyshuar si të implikuar në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

-Felix Ramon Bautista Rosario- Republika Dominikane- Ish-anëtar i Senatit. I dyshuar për korrupsion domethënës. I hetuar për dhjetëra kontrata ndërtimesh infrastrukturore.

-Muslim Khuchiev- Rusi- Kryeministër i Republikës Çeçene- I dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut, i akuzuar për tortura, zhdukje dhe ekzekutime ekstraligjore.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook