Filma horror që duhet të shihni para Halloween-it (FOTO)
1. Velvet Buzzsaw
Një tufë kritikësh arti dhe kuratorësh vriten brutalisht nga… piktura. Filmat horror nuk përshkruhen shpesh si argëtues, por ky produksion me Jake Gyllenhaal në krye është vërtet argëtues.
2. The Prodigy
Nëse fëmijët e vegjël nëpër filma horror ju trembin në palcë, mos e shihni “The Prodigy”. Taylor Schilling kupton se djali i saj është Ted Bundy i ardhshëm ose Antikrishti dora vetë. Një nga këto të dyja.
3. Us
Ky film me protagonistë Lupita Nyong’o, Elisabeth Moss dhe Ëinston Duke praktikisht ju thotë se armiku më i ligë që do të hasni në jetë jeni vetë ju. Me regji nga Jordan Peele.
4. Pet Sematary
Ky film i bazuar në novelën e Stephen King do t’ju kujtohet sa herë të kaloni një fundjavë në fshat. Gjithashtu, meqë jemi këtu: nëse gjeni një varrezë në oborr, shpërnguluni.
5. The Perfection
Më grafiku dhe më i papërmbajturi në listë, “The Perfection” tregon historinë e dy violinçelisteve konkurrente me tendenca dhune. Diçka përmidis “Black Swan” dhe “Velvet Buzzsaw.”
6. Ma
Përmes alkoolit, Octavia Spencer josh adoleshentë të pafajshëm që t’i bashkohen në bodrum. Gjërat nuk shkojnë mirë.
7. Midsommar
Nga regjisori i “Hereditary,” “Midsommar” është një festival fantastik që shndërrohet shumë shpejt në një kult pagan.
8. Doctor Sleep
“Doctor Sleep” pason “The Shining” me Eëan McGregor në rol protagonist. Kaq mjafton.
9. In the Tall Grass
Një tjetër kryevepër nga Stephen King. Becky dhe Cal, motër dhe vëlla, dëgjojnë një djalosh që kërkon ndihmë nga një fushë me bar. Përpiqen ta shpëtojnë, por ngecin edhe vetë. Nga këtu, thjesht përkeqësohet.
10. Eli
“Eli” flet për një djalë 11-vjeçar që vuan nga një sëmundje e tmerrshme. Prindërit e dërgojnë në një klinikë të izoluar për terapi eksperimentale.