Fruti që ju shëron që nga problemet me hemorroidet e deri tek diabeti
Shega, (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë.
Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere.
Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, vitamine C, etj. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve.
Shega, një nga frutat më të shijshme këshillohet që të jetë pjesë e dietës sonë.