Lidhu me ne

Temporal

Bullizmi kibernetik, një fenomen i vështirë për tu luftuar

Bullizmi kibernetik, një fenomen i vështirë për tu luftuar

Sipas një studimi të ndërmmarë në fillim të këtij viti, 20% e fëmijëve dhe adoleshentëve në vend kanë qenë pre e bullizmit, qoftë verbal ose fizik. Një studim i mëparshëm i Departamentit Amerikan të Edukimit, ka zbuluar se bullistët mund të jenë të çdo race, besimi, moshe dhe gjinie.

Një nga shqetësimet bashkëkohore të sociologëve dhe psikologëve, bullizmi ka ‘pushtuar’ edhe rrjetet sociale, ku viktimat dhe viktimizuesit e jetës reale bëjnë të njëtën gjë edhe në botën virtuale, nëpërmes rrjeteve socilae.

Në një rast, prindërit e një vajze 15-vjeçare u paraqitën pranë policisë së Tiranës me të, duke pretenduar se fëmija ishte pre e bullizmit. Sipas tyre, “dikush kishte marrë fjalëkalimin e Facebook-ut të vajzës dhe ndërkohë po ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj me statuse që adoleshentja nuk i kishte shpërndarë, pasi kishte humbur aksesin në llogarinë Facebook”. Por për policinë kjo çështje ishte e vështirë të adresohej për t’u hetuar si një histori bullizmi, ndaj dhe sygjeroi hetime të mëtejshme për veprën e krimit kibernetik.

Një tjetër rast është ai i Arditit nga Lezha, i cili ka vështirësi në të dëgjuar dhe në të folur, e për këtë arsye shokët është pre e talljeve, dhe jo vetëm, nga bashkëmoshatarët. Arditi, tashmë me banim në Tiranë, ishte ankuar shpesh tek të njohurit për problemet në shoqëri, por në fund u bind se duhej t’i drejtohej policisë. Kallëzimi i të riut u përpilua dhe u mbajt shënim, e më pas iu referua prokurorisë, me vlerësimin personat për të cilët i riu, viktimë e bullizmit,  ankohej nuk gjendeshin.

Arditi thotë:  “Po ndjek studimet me korrespodencë, vitin e katërt në shkollën “Kasem Shima”, në Yzberisht. Shkollën e nisa në muajin janar dhe talljet e shokëve në Lezhë na detyruan të lëvizim në Tiranë. Që në fillim të shkollës unë nuk jam ndjerë mirë, sepse shokët nuk më afronin dhe më përqeshnin pasi nuk flas mirë dhe nuk dëgjoj. Ka pasur raste që më kanë fyer dhe me kanë shtyrë. Po ashtu edhe shokët rreth shtëpisë, sa më shohin me aparatura në vesh dhe me syze, më ofendojnë. Për këtë jam ankuar edhe tek kujdestarja dhe tek mësuesja e shkollës. Ato më kanë përkrahur bashkë me psikologen. Por përsëri talljet kanë vazhduar dhe jam ndjerë i përbuzur. Këto probleme i kam pasur edhe në qytetin tim në Lezhë ku banoja. Pavarësisht ndërhyrjeve të mësuesve, ngacmimet kanë vazhduar, madje edhe në autobus nga persona që unë nuk i njoh. U jam afruar t’u mësoj emrat, por i njoh vetëm si fytyra”.

Arditi thotë se ngacmimet kanë vazhduar edhe pasi janë vënë në dijeni mësuesi e psikologu, duke shtuar: “Madje në një rast, më ka shoqëruar drejtori që të shmangeshin talljet”.

Ai thotë se ndonëse emrat e personave që e ngacmojnë dhe kërcënojnë i njeh për fytyrë, por nuk ua di emrin.

Por dhuna tek të miturit apo edhe viktimizimi i tyre nga bullizmi është një fenomen që përditë po njeh shtrirje. Tashmë dhuna merr shkas nga ajo që njihet si bullizmi kibernetik.  Dosjet e sherreve mes gjimnazistëve, që nga fyerjet e sharjet në rrjetet sociale deri tek mungesa e tolerancës ndaj secilit, janë pjesë ë denocimeve nga gjimnazistët në organet e policisë.

Sipas rrefimit në një dosje të disponuar nga policia, denoncuesi është nxënës në shkollën “Qazim Turdiu” dhe gjatë zhvillimit të ngjarjes ka shkuar të takojë shokët e tij në shkollën “Qemal Stafa”.

I mituri tregon: “M’u afrua një nxënës me emrin Erik dhe më tha ik prej këtej, se janë disa djem me shkopinj dhe thika që duan të të rrahin. Më vonë m’u afruan disa persona që më godasin me leva hekuri dhe me shkopinj në kokë. Më pas rashë pa ndjenja në tokë”.

I pyetur nga policia denoncuesi shton se një ditë para ngjarjes kishte shkëmbyer mesazhe në Instagram me një djalë të vitit të parë në gjimnaz me të cilin ka pasur konflikt verbal për një paketë cigare.

Kërcënuesi Klaud e pyet: “O bisha, kom marr vesh se ke ardh në Qemal për mua, ka ndonjë problem apo je keqkuptu?”

Por i pyetur për konfliktin, Klaud deklaron se sherri kishte nisur që në dhjetor 2018, pasi kallëzuesi e kishte pyetur “po pin Malboro?”. Nxënësi shton se pas kësaj, kishte mësuar se e kanë kërkuar në shkollë dhe ndaj ai e kishte pyetur në Instagram se përse e kishte kërkuar, por ka marrë përgjigjen nga i dhunuari “flasim”. Madje, sipas Klaud, ai është sulmuar së pari nga denoncuesi dhe madje ka tentuar të mbrohet duke kapur me dorë shkopinjtë e hekurit, por më pas ka pësuar goditje në parakrah.

Nxënësi (Klaud) vazhdon: “Mbas kësaj, kam patur kërcënime në Instagram që më vijnë nga shokët dhe kushëriri i këtij djalit. Më ka shkruar edhe A. vetë dukë më thënë se nuk do ma falë”.

MË TEPËR

Radar39 minuta më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar44 minuta më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet3 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar4 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix4 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix4 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Facebook