Lidhu me ne

Kryesore

“Albin Kurti fitoi zgjedhjet”, DW: Mesazhet që dha pas mesnate

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë në këto zgjedhje. VV me një diferencë të vogël pasohet nga LDK.

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës (06.10). Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të 95% të votave të numëruara të rreth 800 mijë votuesve, lëvizja Vetëvendosja, mori rreth 26%. Ajo u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21%, ndërsa partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë. Lideri i PDK-së Kadri Veseli, pak para mesnatës në një konferencë për medie e pranoi humbjen dhe deklaroi, se PDK përfundimisht do të shkojë në opozitë. PDK tash e 12 vjet ishte pjesë e qeverive të Kosovës, ku dy mandate mbante edhe postin e kryeministrit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, në mesnatë e shpalli fitoren para mijëra qytetarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbe, ndërsa tha se qysh nesër do të fillojë konsultimet për krijimin e qeverisë së re e ku i bëri ftesë publike LDK-së për koalicion qeveritar. Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vazhdojë miqësinë me SHBA-në dhe vendet e Evropës perëndimore, këtu theksoi eksplicit Gjermaninë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën pa asnjë incident serioz që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve. Dalja në këto zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara, 43%, apo rreth 800 mijë votues nga 1.9 milion sa kishin të drejtë vote, njoftuan vëzhguesit e organizatave vendase të zgjedhjeve.

Kosovo Parlamentswahl 2019 (Reuters/F. Goga)
Gjatë ditës kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, tha se “diku rreth 98%, procesi ka shkuar mirë dhe pa probleme. 58 ekipe i kishim në teren”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, në këto zgjedhje të shtatat në radhë për Kuvendin e Kosovës, konkuruan 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë. Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1 milionë e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit ishte 895 me gjithsej 2547 vendvotime.

Qendrat e votimit ishin të hapura edhe në veri të Kosovës, ku procesi në këtë pjesë u ndihmua nga misioni i OSBE-së. Edhe në veri të Kosovës nuk kishte incidente serioze. Serbët kësaj radhe nuk u lejuan që të votojnë me dokumente të Serbisë, por vetëm ata që kishin dokumente të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka 120 mandate, prej të cilëve, 20 janë të garantuara për komunitetet

Kosovo Parlamentswahl 2019 Vjosa Osmani (Reuters/F. Goga)
joshumicë, 10 prej të cilave vetëm për komunitetin serb. Tash për tash është vështirë të dihet për koalicionet e mundshme, por dy partitë që fituan më së shumti vota, Vetëvendosja dhe LDK, qysh para zgjedhjeve, por edhe tash paralajmërojnë për një koalicion për krijimin e qeverisë së re. Albin Kurti tha, se menjëherë do ta ftojë LDK-në, për ta krijuar koalicionin qeveritar. Gjithsesi kjo mbetet të shihet. Nëse lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit i fiton dhjetë vendet e rezervuara për serbët, atëherë, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo listë duhet të jetë me të paktën një ministri pjesë e qeverisë.

Zgjedhjet në Kosovë u monitoruan nga mijëra vëzhgues. 100 vëzhgues kanë ardhur nga Bashkimi Evropian me ftesë të Presidentit të Kosovës. Shefja e misionit vëzhgues të BE-së Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2013.

Organet e rendit angazhuan një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe mori masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces”, thanë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Kosovo Parlamentswahl 2019 (AFP/A. Nimani)
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa 100% e vendosur për produktet serbe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë dhe perspektiva evropiane e Kosovës, ishin temat që mbizotëruan fushatën parazgjedhore që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, që i parapriu këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Autoritetet ndërkombëtare vazhdimisht kanë bërë thirrje që pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që sfidën e parë do ta ketë rifillimin e bisedimeve me Serbinë, dialog ky që është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Për dialogun me Serbinë ka një angazhim të shtuar amerikan, ku gjatë muajit gusht, sekretari i shtetit Mike Pompeo, emëroi zëvëndësin e tij Mathew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, ndërsa, të enjten e javës që shkoi presidenti Donald Trump, emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani Richard Grenell, si të dërguarin e tij special për dialogun Kosovë-Serbi./DW

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook