Lidhu me ne

Temporal

Shëmtimi i vlerësimit dhe mania e dukjes

Në një foto të Luftës së Dytë Botërore tregohet Osman Gazepi, ushtarak i njohur i viteve ’30, me uniformën e Mbretërisë, që pozon te antifashistët me të dy bijat e tij… partizane!! Cili e di historinë e vendit tonë do të verë buzën e në gaz, kur të këqyrë sesi një nga njerëzit e Mbretit Zog është aq i lumtur krahas dy partizaneve, paçka se ato janë bijat e tij. I njëjti personazh ishte bërë një nga më të përfolurit në kohën e monarkisë, pasi mbante i fiksuar një uniformë të dekoruar me shenja që nuk i takonin. Por Osman Gazepi ishte aq e dhënë pas shenjave sa pak përshtypje i bënin këto. Pak para tij, një nga figurat më të habitshme të historisë sonë, Haxhi Qamili do të varej në litar me një uniformë të perandorisë, por me aksesorë të tjerë nderi.

Mania për t’u dukur është e vjetër në vendin tonë dhe ajo lidhet me përpjekjen për t’u identifikuar ndryshe me bashkëkohësit. Një shenjë është diferencë paccka se ai në të shumat e herës, ka qenë mes tyre. Kjo e bënte Esat Pashën, komandantin e një ushtrie të vogël lokale, të hiqej dhe të sillej si një strateg, ashtu si  Ahmet Zogu etj., kohë më vonë, që mbante veshje ceremoniale husarësh… Vite më vonë kësaj manie do t’i bashkoheshin edhe njerëz me tagër më të ulët, por me përpjekjen për t’u kapaltuar në sy të të tjerëve.

Për të gjithë këta, krerët e pushtetit shqiptar në kohë të ndryshme do të akordonin çmime të tilla syresh, që do mjaftonte ndryshimi i rregjimit dhe do harroheshin. Qeveria e Zogut zeroi çdo lloj nderi që kishte dhënë Perandoria Osmane, kurse Komunistët iu përveshën keqazi mbretit të shqiptarëve duke i fshirë çdo nderim dhe duku ia mohuar të tëra, madje duke e dënuar të mos shkelte më në vend. Një fakt, që do të vazhdonte me demokracinë, ku sfida ishte për të hequr nderimet e një organi si Kuvendi Popullor për të plotësuar oreksin e një grupi të ri njerëzish që priteshin të nderoheshin. E ndërsa Komunizmi dhe Mbretëria kishin një lloj hierarkie në vlerësim, ata që do të vinin në Demokraci nuk do të ndaleshin më për asgjë.  Me shumë gjasë, janë dhënë mijëra dekorime për njerëz që kanë luftuar kundra vendit, paçka se kopertura komuniste e mbulon dhe dhjetra të tjerë me nderimin më të madh “Nderi i Kombit”…pa bërë thuajse asgjë.

Prej kësaj, ka momente që ti mendon për shumë mbajtës të këtyre vlerësimeve: Po vallë çfarë kontributi kanë vallë këta?! Ndoshta atë që se meritojnë. Presidenti Berisha së pari; jo më pak pasardhësi i tij demokrat Bamir Topi, me një dorë të shkapërdredhur; presidenti Nishani me amalgamën e idesë së tij që të akordonte qindra çmime dhe vlerësime e duke vazhduar te presidenti aktual e kanë bërë institucionin e presidentit një nga më qesharakët sa i përket vlerësimeve.

Presidenti me ligj është përgjegjës për akordimin e 12 titujve, urdhërave e dekoratave të

ndryshme. Konkretisht, Presidenti ka tagër që të akordojë “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, dekoratën “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, dekoratën “Nderi i Kombit”, dekoratën “Nënë Tereza”, dekoratën “E artë të Shqiponjës”, titullin“Pishtar i Demokracisë”, titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, titullin“Kalorës i urdhërit të amurit”, titujt “Martir i Demokracisë”, “Mjeshtër i Madh”, “Naim Frashëri”, “Për Merita të veçanta civile” dhe “Për ShërbimeUshtarake”. E gjithë kjo gamë i bën që ai t’i shpërndajë nderimet sipas propozimeve por edhe me një dorë të lirë për të mbajtur ekuilibra.

Në një masë më pragmatiste duhet të kujtojmë se disa prej vlerësimeve janë mirëfilli të skajshme, pasi këta personazhe nuk meritojnë vlerësime aq të mëdha pasi mes tyre edhe ka vlerësime të figurave që kanë luftuar qoftë edhe kundër vendit. Inflacioni i vlerësimeve është gati hiperbolik dhe i shkon disi historisë së dikurshme kur në Shqipëri erdhën që të jepnin tagret e fisnikërisë. Asokohe, rruga e nisur nuk mundi të përjetësohet për shkak të konjukturave  edhe pse vetëm një moment e ndanin sharlatanizmin të themi nga Kontët e Vlorës dhe Leskovikut me Baronët e Dukagjinit. Dhe çmënduria e njerëzve të presidencave tona shkon edhe më tej, kur ata japin vlerësime për kontribute gati periferike për të lënë të harruar personalitete deri si Migjeni por edhe shumë të tjerë. Paradoksi ka arritur tashmë që Presidenca e Republikës e jep masivisht “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe mbi të gjitha mu në fund të mandateve. Me këtë çdo president shqiptar mbyll qerthullin e tij por çlirohet dhe nga moria e zyrtarëve dhe njerëzve që i kërkojnë pas-nderimet. Duke u lënë shqiptarëve turpin e një vlerësmi që duhet harruar por edhe duhet të vendoset në shina. Këtë kupton nga shpengimi i Osman Gazepit monarkist me dy bijat e tij partizane. (Homo Albanicus)

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook