Aktualitet
Opozita braktis parlamentin për “Madame Lokomotivën”
Partia Demokratike ka braktisur sërish punimet e Kuvendit, pasi ish-kryeministri Berisha e quajti të papranueshme drejtimin e seancës nga nënkryetarja Valentina Leskaj, për të cilën Partia Demokratike ka kërkuar heqje të mdandatit, pasi e akuzon se djemtë e saj në konflikt të hapur interesi kanë marrë me konçesion hekurudhën Fier-Vlorë. “Unë e konsideroj kryesimin e seancës nga ju madamë lokomotiva një sfidë të hapur që iu i bëni qytetarëve shqiptarë, që ju i bëni ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinizëm më ekstrem sesa për ju që keni marrë për djalin tuaj hekurudhën, të kryesoni tani seancën. Nuk ka xhest më cinik të Edvin Kristaq Ramës, nuk ka xhest më të papranueshëm për ne si opozitë”-deklaroi Berisha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu