Lidhu me ne

Sport

Regjimi ekstrem i Ronaldos, si mbahet në formë 34-vjeçari

Regjimi ekstrem i Ronaldos, si mbahet në formë 34-vjeçariCristiano Ronaldo në ndeshje dhe pas saj duke pushuar.

Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë formë mbreslënëse fizike. Mediat në Angli, Itali dhe Spanjë përqendruan këtë javë vëmendjen te dieta, regjimi dhe të dhënat e fundit të portugezit tashmë 34-vjeçar.

Futbollisti i kthyer në një simbol të përkushtimit dhe stërvitjes ka treguar gjithmonë të fizik fantastik qoftë në pamje, po ashtu edhe në performancë. Vitin që shkoi për shembull pas disa testeve Ronaldo rezultoi me të dhënat fizike të një 23-vjeçari.

Shtypi ndërkombëtar ka zbuluar se pas kësaj forme të Ronaldos nuk qëndron vetëm kujdesi te ushqimi dhe ushtrimi fizik, por edhe te pushimi.

Dieta ushqimore

34-vjeçari konsumon 6 vakte në ditë me një dietë kryesisht proteinash dhe karbohidratesh, makarona dhe fileto pule (gjithmonë të gatuara pa vaj dhe kripë). Pija e vetme që portugezi konsumon është uji, të cilin e lë menjëanë vetëm në mëngjes kur konsumon lëng frutash (zakonisht lëng ananasi ose portokalli).

Regjimi i ushtrimeve fizike

Ushtrimet e Ronaldos janë të mirëpërcaktuara. Përveç stërvitjes në grup me skuadrën te Juventusi, sulmuesi ndjek edhe një program personal ushtrimesh: 5 seanca palestre në javë, pilatë dhe not.

Problemi i vetëm është dëshira dhe egoja për të mbajtur veten në formë, gjë që i shtyn shpesh trajnerët personal që të ndërhynë dhe ta ndalin nga ushtrimet.

Cristiano Ronaldo duke ngrënë disa nga 6 vaktet e tij ditore.

Pushimi

Përveç dietës ushqimore dhe regjimit fizik, pushimi duket të jetë një tjetër element thelbësor në rezultatet e Ronaldos. Sipas mediave ndërkombëtare, portugezi është strikt në 8 orë gjum dhe gjithmonë mban të njëjtin orar. Shpesh parapëlqen të dremisë pasditeve pas vaktit të tij të katërt.

Të dhënat fizike dhe rezultatet

Edhe pse 34-vjeçar Ronaldo është lojtari më i shpejtë te Juventusi: në ndeshjet kundër Parmës dhe Napolit bëri 92 metra sprint për 12 sekonda me shpejtësi maksimale 34 km/h. Më shpejt se gjithkush tjetër lojtar i bardhezinjve.

Me golin ndaj Leverkusenit – i 128-ti – në Champions League barazoi rekordin e Raulit me 33 skuadra të ndryshme së cilave u ka shënuar, ndërkohë që u bë i pari që realizon për 14 sezone radhazi në Evropë.

Me 4 gola shënuar Lituanisë në shtator Ronaldo u bë golashënuesi historik i Portugalisë  (93 realizime) dhe është 16 gola mbrapa rekordit të iranianit Ali Daei (109) si golashënuesi më rezultativ me përfaqësueset.

Mosha është parë gjithmonë si kufiri i çdo lojtari profesionist në futboll, por Ronaldo po synon ta thyejë edhe këtë kufi duke u shprehur shpesh se do të mundohet të luajë edhe për vite të tjera.

Deri më sot portugezi ka luajtur 971 ndeshje zyrtare (klube dhe përfaqësuese) në të cilat ka shënuar 698 gola dhe 219 asiste.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook