Lidhu me ne

Aktualitet

‘Jo’ ‘Mini-Jugosllavisë’ së Vuçiç-Rama

Koço Kokëdhima

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, paralajmëroi një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në qytetin serb Novi Sad, më 9-10 tetor 2019. Qëllimi është një ide e vjetër, por tani po quhet ‘Mini-Shengeni ballkanik’: ‘Kam patur një takim të rëndësishëm me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë. Jemi pajtuar që të punojmë për veten tonë dhe rajonin tonë, për një treg të përbashkët. Ndoshta është diçka revolucionare, por popujt e Ballkanit nuk mund t’i shërbejnë vetëm të tjerëve pasi mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme për veten e tyre’-tha Vuçiç gjatë fjalimit në OKB.
Tregu i përbashkët ekonomik u shtrua si ide në Samitin e Triestes në korrik 2017, ku u miratua edhe një plan veprimi për bashkëpunim ekonomik rajonal. Në deklaratën pas përfundimit të Samitit, ku morën pjesë Kancelarja Merkel, Presidenti Macron, ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, dhe liderët e 6 vendeve ballkanike, thuhej, ndër të tjera, se “Kjo hapësirë ekonomike rajonale do të ndihmojë për të çliruar potencialin e madh të rajonit, me gati 20 milionë banorë, duke krijuar mundësi më të mira dhe më të qëndrueshme ekonomike për të gjithë dhe duke tërhequr vëllim më të madh të investimeve direkte të huaja se që do ta bëjnë përpjekjet aktuale individuale të shteteve…”.

Plani për Hapësirën Rajonale Ekonomike u hartua nga Komisioni Evropian, pas dështimit të iniciativës për union doganor, që u refuzua nga Kosova dhe Mali i Zi, që nuk janë ftuar kësaj radhe nga Vuçiç për bisedime në Serbi.

Nuk është e vështirë të kuptohet se pas idesë së Vuçic qëndron ekonomia e Serbisë dhe roli paternalist që kërkon të marrë Beogradi në rajon, me të ashtuquajturin ‘Mini-Shengen’, i cili, pa Kosovën dhe Malin e Zi do të jetë një ‘Mini-Jugosllavi’, shumë e rrezikshme për Shqipërinë.

Ekonomia serbe e ka ndjerë thellë taksën 100 për qind të vënë nga qeveria e Haradinajt në nëntor 2018 dhe duket se nuk shpreson që Prishtina do të tërhiqet, sepse e ka kushtëzuar heqjen me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, ndërsa Vuçiç ka përsëritur se nuk mund të ketë dialog pa heqjen e taksës. Ndaj Beogradi po përpiqet t’I dalë të keqes përpara, sepse, siç tha Vuçiç në OKB, “taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve ka bërë që Serbia të humbë 350 milionë euro”.

Partia ‘Zgjidhja’ e ka kundërshtuar fuqishëm idenë e Vuçiç-Rama, sepse ajo do ta falimentonte përfundimisht ekonominë shqiptare dhe Shqipëria, në vend që të rrugëtojë drejt Brukselit, do të jetë një vasale për bukë e Beogradit.

“Mini-Jugosllavia’, që Vuçic e quan ‘Mini-Shengeni ballkanik’, jo vetëm do të jetë thikë pas shpine e Shqipërisë ndaj Kosovës që sabotohet kudo nga Serbia, nga OKB-ja deri te federatat e sporteve, por do të jetë vrasje ekonomike për Shqipërinë.

Shqipëria do të humbasë shumë nga një zonë e lirë ekonomike, nga bashkimi ekonomik me vendet sllave të rajonit, sepse është e papërgatitur. Vendet sllave të rajonit janë shumë tërheqëse për investimet e huaja, ndërsa Shqipëria nuk merr dot një dollar.

Nga Samiti i Berlinit në vitin 2014, në atë të Triestes në 2017 dhe këtë të Poznanit, në korrik 2019, Shqipëria nuk mori investime të huaja, sepse nuk çoi projekte dhe në vend nuk ka as liri politike dhe as liri ekonomike që do të favorizonin thithjen e investimeve të huaja. Ato janë zëvendësuar me PPP-të shkatërruese që po falimentojnë buxhetin dhe po rritin frikshëm borxhin publik.

Në Samitin e Triestes, Shqipëria nuk prezantoi asnjë projekt dhe financimet e BE-së prej 550 milionë eurosh shkuan për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën. Edhe Samiti i Poznanit e la Shqipërinë pa financime, edhe pse BE vendosi rreth 700 milionë euro për vendet e Ballkanit, ku Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, morën financime për 3 projekte në fushën e transportit dhe gazit natyror, Kosova përfitoi 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia mori financimin për ndërtimin e një linje të re interkonjeksioni për energjinë.

‘Mini-Jugosllavia” do të falimentojë bujqësinë shqiptare përfundimisht dhe do të mbysë vendin me produkte sllave. Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë rregulluar tregun e tokës bujqësore dhe kanë një politikë shumë të avancuar për investimet dhe subvencionet në bujqësi, ndërsa sot prodhimi bujqësor i Shqipërisë është i krahasueshëm me atë të viteve ’30. Produktet e vendeve sllave do të mbysin tregun, duke falimentuar fermerët, rritur varfërinë, papunësinë dhe eksodin shqiptar. Shqipëria e subvencionon bujqësinë 3 euro për ha, Serbia 80 euro për ha, Kosova 45 euro për ha, Bosnja 31 euro për ha, Mali i zi 21 euro për ha dhe Maqedonia 145 euro për ha. Sa për krahasim, në Shqipëri bujqësia përbën 20 % të GDP dhe buxheti për të vjet ishte rreth 9 milionë euro. Në Maqedoni ku bujqësia përbën vetëm 8 % të GDP-së, qeveria i jep një buxhet prej 180 milionë eurosh. Këto shifra tregojnë mjerimin e Shqipërisë dhe prapambetjen që kemi dhe është e sigurtë që Shqipëria nuk do ta bëjë dot as bujqësinë, duke përfunduar që të ushqehemi me produktet sllave.

Në vend të këtyre ideve asgjësuese për shqiptarët, ‘Zgjidhja’ ka prezantuar si prioritet numër një që Shqipëria dhe Kosova ta prodhojnë vetë ushqimin bazë të popullit. Kosova është shumë më përpara dhe vendosja e taksës ndaj produketeve serbe e fuqizoi edhe më tepër prodhimin vendas, por jo bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar me Shqipërinë, kur duhej të ndodhte e kundërta. Qeveritë e Ramës kanë bërë vetëm mbledhje spektakolare me qeveritë e Kosovës, por pas krahëve kanë bashkëpunuar me Serbinë, siç edhe duan.

‘Zgjidhja’ e rikthekson se, më shumë se një çështje ekonomike, siguria ushqimore dhe aftësia e shteteve shqiptare që të prodhojnë vetë ushqimin, ka të bëjë me sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona strategjike në përballimin e konkurencës afatgjatë me sllavët më të shumtë në numër, më të organizuar dhe më të fortë se ne. Bashkimi ynë ekonomik duhet të jetë parësor, ndërsa ‘Mini-Jugosllavia’ është nisja e asgjësimit të Shqipërisë dhe izolimit të Kosovës nga Beogradi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook