Lidhu me ne

Aktualitet

Pompeo me mision antirus në Ballkan

Mike Pompeo do të nisë javën e ardhshme një turne në Itali dhe Ballkan në një përpjekje për të zvogëluar ndikimin rus në rajon.

Turi i Sekretarit amerikan të Shtetit do të fillojë të martën në Romë, ku Pompeo, një evangjelist i krishterë që shpesh deklaron se gjithmonë e ka Biblën të hapur në zyrën e tij, do të ketë një takim privat me Papa Françeskun. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një forum në Vatikan për të forcuar bashkëpunimin midis organizatave fetare.

Përveç takimeve të tij me Presidentin Italian Sergio Matarella, Kryeministrin Giuseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, Pompeo do të shfrytëzojë rastin të vizitojë Aubruzzon nga ku ka prejardhjen. Edhe pse nuk flet italisht, gjyshërit e tij emigruan nga ky rajon në lindje të Romës në Shtetet e Bashkuara.

Më 4 tetor, Mike Pompeo do të jetë në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore. “Ne do të flasim për përpjekjet ruse për të mbjellë mosmarrëveshje në këto zona”-tha një zyrtar i lartë amerikan në Neë York në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB. “Varet nga shtetet sovrane dhe të pavarura dhe popujt e tyre se çfarë duan të bëjnë me të ardhmen e tyre”-shtoi ai.

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në 2017, pas një përpjekje misterioze të “grushtit të shtetit” që synonte të parandalonte pikërisht këtë zhvillim. Agjentët rusë u dënuan në mungesë për përfshirjen e tyre në grusht shteti. I njëjti zyrtar amerikan, gjithashtu vlerësoi se Moska po përpiqej të kundërshtonte marrëveshjen e Prespës që i hapte rrugën anëtarësimit të ardhshëm të Maqedonisë Veriore në NATO. Në ndalesën e  fundit të turneut të tij, Pompeo do të jetë në Athinë për bisedime me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mesdheu Lindor është një zonë me rëndësi strategjike. Ne kemi parë shumë lëvizje muajt dhe vitet e fundit, dhe bashkëpunimi ynë me aleatin tonë Greqinë është thelbësisht i rëndësishëm për këtë”- ka theksuar Pompeo para se të nisë turin.

MË TEPËR

Sport11 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix11 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix12 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix12 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix12 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix12 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix12 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix12 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix12 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix13 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook