Si t’ia fitoni zemrën vjehrrës me disa truke të thjeshta? Mësojini tani
Marrëdhëniet vjehrrë-nuse nuk janë edhe shumë të mira. Raporti me vjehrrën është paksa delikat. Gjithsesi, ka edhe nga ato vjehrra dhe nuse të veçanta që kanë raporte të mira. Jeni me fat. Ne do të shkruajmë këtë artikull për ato nuse dhe vjehrra që nuk i kanë marrëdhëniet shumë të mira, por me pak punë dhe tolerancë mund t’ia dalin të jenë mikesha. Mjaftojnë disa truke të vogla:
Komplimentojeni vjehrrën
Shumica e grave i duan komplimentet, prandaj mos u kurseni me fjalët e mira. Fundja i keni pa shpenzime. Nuk ju kushton asgjë që herë pas here t’i bëni ndonjë kompliment për veshjen, flokët, por edhe për sjelljen.
Mbani anën e saj
Kur partneri juaj diskuton me nënën, gjithmonë mbani anën e saj. Ajo do ta vlerësojë mbështetjen tuaj. Me partnerin mund të pajtoheni më lehtë se me vjehrrën.
Bëni dhurata
Me siguri do të mendoni: Mos kjo gjë është e tepërt? Jo. Një gjë e vogël mund ta gëzojë atë. Ose nëse nuk doni të shpenzoni shumë para me veshjet, një ëmbëlsirë, ose ushqimin e saj të preferuar mund t’ia përgatisni dhe t’ia çoni në shtëpi.