Lidhu me ne

Radar

Depresioni i vjeshtës: simptomat dhe kurat

Nëse do të flisnim për disa probleme të përbashkëta që na shqetësojnë në këtë stinë, padyshim që do të ishin: zymtësia, melankolia, dhimbja e kokës etj. Këto simptoma cilësohen ndryshe edhe simptomat e “depresionit të vjeshtës”. Artikulli më poshtë ju sugjeron disa këshilla për ta kapërcyer atë.

Ndryshimi i stinës

Tani ditët sa vijnë dhe po bëhen më të shkurtra, shiu u kthye përsëri… Pas diellit dhe të nxehtit të verës erdhi edhe vjeshta, e cila pothuajse të gjithëve u merr humorin e mirë dhe i bën të zymtë. Ekspozimi më i paktë në diell, në fakt, influencon negativisht në humorin tonë. Është llogaritur se rreth 15% e popullsisë vuan nga ndryshimi i sezonit, duke përjetuar një rritje të humorit të keq, dhimbje koke, nervozizëm… pra një “depresion vjeshte”. Nuk është thjesht një supozim në realitet, sepse zvogëlimi i intensitetit të dritës së diellit ul nivelet e serotoninës në organizëm dhe ju bën më të lodhur, të humbur, madje dhe depresivë.

Simptomat

Depresioni i vjeshtës manifestohet me hipersoninë (gjumë i tepruar që vazhdon për të paktën një muaj), uljen e humorit, me rritjen e oreksit, që për pasojë çon në shtim në peshë, humbjen e kënaqësisë, frenim psikomotor, përqendrim të dobët, ndjenjë faji, madje edhe me mendime për vdekjen. Por si mund të luftohet ky depresion?

Shumë seks

Duhet të bëni një jetë seksuale mjaft aktive, ashtu si në verë. Seksi zhvillon endorfinën, e cila përfaqëson antidepresantin tonë natyror!

Ushqim i shëndetshëm

Gjatë kësaj periudhe duhet mbajtur një regjim i shëndetshëm ushqimor, pa i “besuar” duhanit, kafeinës dhe pijeve alkoolike për t’ju mbajtur në formë apo në humor të mirë. Preferoni ushqime energjike dhe të gjalla. Shijoni produktet e stinës. Kjo jo vetëm ju ndihmon të qëndroni në formë, por edhe ju “integron” me periudhën që po jetojmë. Pra, rrushi, dardha, hurmat e agrumet janë ilaçi më i mirë. Por edhe perimet mund të dhurojnë humorin e mirë, falë përmbajtjes së hekurit, beta-karotenit, luteinës dhe mos harroni bishtajoret, që kthehen në qendër të vëmendjes e ju shoqërojnë me furnizimin me vitamina për të gjithë dimrin. Një supë e mirë me bishtajore dhe perime jo vetëm furnizon organizmin, por me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, ju përmirëson ndjesitë e jashtme dhe largon mendimet e trishtuara.

Qëndroni ulur sa më pak të mundeni

Duhet të mos qëndroni ulur shumë në kolltuk, sepse do të dekurajoheni nga koha e keqe. Edhe pse koha është e keqe, ju gjithsesi duhet të dilni, apo të merreni me diçka, ndërsa qëndroni në shtëpi. Lëvizni gjithmonë.

Jetojeni fundjavën

E shtuna dhe e diela duhet të jetohet sa më shumë. Kështu që përpiquni të organizoni fundjavat jashtë, me miqtë ose edhe vetëm, duke vizituar qytete artesh, vende interesante etj. Por një mënyrë shumë e mirë për fundjavat tuaja janë edhe qendrat e mirëqenies, të estetikës etj. Pra, fjala më me vend është që të qëndroni aktiv.

Bëni fitnes

Aktiviteti fizik i vazhdueshëm është një nga metodat natyrale më efikase për të luftuar atë që anglezët e quajnë “gjendje e dëshpëruar”. Shumë simulant është ambienti i palestrës, i pëlqyeshëm, i frekuentuar nga shumë persona, me të cilët mund të shkëmbehet ndonjë fjalë, ndërsa koha kalon shumë shpejt. Kështu që lëvizja është një antidot i fuqishëm.

Qeshni

Qeshni edhe kur nuk ju qeshet. Kujtoni situata qesharake, momente të bukura kur ishit të lumtur. Po kështu ju mund të lexoni revista apo katalogë për të vendosur se ku do të shkoni me pushime verën e ardhshme. Ndizni qirinj, pini një gotë verë, lexoni një libër, apo shihni një film teksa qëndroni të mbuluar me një batanije të ngrohtë.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar21 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook