Lidhu me ne

Kryesore

Emisioni dhe e vërteta e Sokol Ballës: Zoti e di kur ndalon

Mira Kazhani

Pse vendosi për një spot të zhveshur në pishinë? Një provokim që nga pas ka një histori gazetarie dhe politike, ndryshe nga çdo ide që mund të keni pasur në kokë  kur e hasët në portale apo “Instagram” në çastin e parë.
Gazetari flet për foton që bëri gjithashtu xhiron e rrjetit me pronarin Irfan Hysenbelli dhe ka një mendim për ‘çmendurinë’ e pronarëve mediatikë shqiptarë. Flet për të gjithë, qartë nuk i pëlqejnë dy gra në kabinetin Rama, thotë se Shqipëria normale nis me një president normal. Ironik, pickues dhe me të vërtetat e tij herë të veshura e herë të zhveshura.
Mira Kazhani: Pse një spot ‘naked’ një bisedë nën ujë, që dhemb, por që prapë del i gjallë? Ky je ti apo politika/gazetaria, jeta publike?
Sokol Balla: Kjo është e vërteta. Prova më e fortë ka qenë ky vit. E vërteta u fut në ujë, por ajo fliste, e zhveshën, por nuk e turpëruan. E dhunuan, por ajo foli e po flet sërish. Unë mendoj kam qenë me krahun e së vërtetës. Kështu që kam ndarë e ndaj dhimbjet me të. Qoftë me një foto vere në pishinë.
Dobësitë mund t’i kthejmë në avantazhin tonë, mundtë jetë edhe kjo?

Dobësia e së vërtetës është që kur ti e godet, ajo s’të kthen dorë. Por ti kthen kokën dhe ajo është prapë aty. A thua është vallë dobësi?
Po fotoja më pronarin Hysenbelliu? Dobësi? Punë? A nuk është pak e lodhshme të mbash raporte me pronarët? Më duken të gjithë një prerje!
Për fat ata mendojnë ndryshe për ne dhe kjo është e rëndësishme. Po të merrem vetëm me portale, s’do harxhoja asnjë sekondë kohë me opinione për të tjerët.
Por duke filluar nga Frangajt e vazhduar me Grupin H: Pa çmendurinë e tyre, në Shqipëri do kishte vetëm RTSH. Unë ndërkohë aty do isha, po them për qindra vajza e djem që duan TV. Po ata?

Ty në të gjitha rastet do të gjeja dhe meqë jemi tek gazetaria sot: Çfarë e ka mërzitur liderin e opozitës Lulzim Bashën me ju? Fillimisht Meta, pastaj Basha. Në thelb, çfarë është kjo që po ndodh mes gazetarëve “Prime time” dhe politikës. O je i njërit, o je i tjetrit!
Lut Dervishi e kishte shkruar shumë bukur dhe s’dua t’i shtoj, t’i heq më tepër. Por është një odise 27-vjeçare për mua: Politikanët gabojnë, ne vazhdojmë punën. Ne që merremi dhe ruajmë të vërtetën kuptohet. Zagarët e fjalës së lirë pastaj janë gjë tjetër. Edhe ajo mund të quhet dobësi e së vërtetës? Përse i lë ata të gjallojnë? Përgjigjja: Sepse kështu ajo del dhe më e pastër në kontrast me pisllëkun e tyre.

I shan edhe kryeministri këta shumë, edhe meqë erdh fjala tek Edi Rama, si shofer që nuk është në jetë, por ka timonin e qeverisë, si po nget?
Makina ecën vetë. Kabineti i fundit është në kontroll të tij dhe vetë Rama duket ka nxjerrë disa mësime. Kjo krizë nuk e nxori atë humbës, por duhet ta ketë futur shumë në mendime. Ka ministra shumë të mirë, por nja dy rrinë aty vetëm se janë gra. Kumbaros për shembull kjo nuk i mjaftoi. Përse duhet t’i mjaftojë Margaritit? Nëse financat nuk shkojnë mirë, dhe ti ndërron vazhdimisht Dogana e Tatime dhe ato prapë shkojnë keq, kë mendon se duhet të ndërrosh kësaj radhe? Por e vërteta është se “lulëzimet” e qeverisë, ato që janë, janë më shumë prej Lulzimit sesa prej Edit. Për herë të parë në histori jemi zyrtarisht pa opozitë. Dhe këtu s’ka faj Edi, as amerikanët, bile as gjermanët. Kjo është e vërteta lakuriqe. E plagosur, por që po del nga uji e po flet sërish. Si një sirenë e lënduar nga fyerjet. Dhe thuhet se sirenat magjepsnin me zërin e tyre. Ajo ishte arma e tyre.

Kujt do t’ia lije çelësin e shtëpisë nga këta njerëz: Edi Ramës, Endri Fugës, Lulzim Bashës, Ilir Metës, Erion Veliajt, Erion Braçes, Ditmir Bushatit, Azem Hajdarit, Sali Berishës…

Edi Rama do ta humbte, Endri Fugën nuk e kap më dot se është jashtë. Basha? Hmmm, jo ide e keqe, por me kusht që ta mbajë bashkë me çelësin e PD. Ilir Meta do ia jepte Çim Pekës dhe ai do ta kthente në portal dhe tani kam portal vetë. Erion Veliaj është një kandidaturë e mirë, por me 120 takime në ditë, hajde gjeje kur të duhet të kthehesh në shtëpi. Ditmiri është europian i shtëpive pa çelësa e dritare dhe ndruhem se për ketë s’i ka ardhur akoma koha shtëpisë sime. Midis Azemit dhe Doktorit s’do kisha zgjedhje, por meqë “Azemi është gjallë” vetëm në mitingje dhe Saliu gjithë kohës, kam preferuar t’ua jap amerikanëve për 6 vjet. Do ia jepja falas, por ata insistojnë që ta mbajnë me pagesë. Siç tha dhe Lu në intervistë para një viti: “Ne amerikanët bëjmë oferta që ju s’mund t’i refuzoni”. Dhe s’kanë filluar akoma. Duroni…

Kujt ia beson një sekret sot, apo sekreti nuk ndahet?

Nëse ka interes publik, lexuesve. Nëse s’i hyn askujt në punë, e harroj. Tashmë kam aq pak gjëra të paditura për mua, saqë nuk lodhem më fare t’i ruaj vetëm për veten time.
Çfarë ka mbetur reale në Tiranë?
‘Real Story’ është një prej tyre. Fillon në “News 24” të hënën, më 16 shtator, katër herë në javë, nga e hëna deri të enjten në ora 21:00. Vetëm Zoti e di kur ndalon.
Cili do të ishte i ftuari i parë që do kishe dashur të nisje sezonin e ri në “News 24”, por rrethanat s’ta lejojnë?
Ibrahim Rugova. Nuk është më mes nesh.
Çfarë të gëzon?
Çdo ndryshim. Ndodh vetëm për mirë. Dhe dy fëmijët e mi që po rriten ashtu siç duhet.
E padurueshme për ty është…?

Ata që gënjejnë dhe thonë që flasin për të vërtetën.
Cila është e vërteta që meriton Shqipëria? Kuptimi i jetës për të cilin ia vlen të luftojmë të gjithë që do jetojmë këtu.
Kuptimi është të fillojmë të kemi një vend më të mirë pas pak muajsh, prangash, burgjesh. Të heqim një president të keq dhe të vendosim një normal. Që të kemi një opozitë normale në Kuvend e bashki, e jo një tufë amorfe që mendon se SHQUP-i është qendra e botës. Një vend ku kriminelët të rrinë në burg, pavarësisht nga prejardhja e tyre, Laprakë, Kuvend apo Presidencë. Shqipëria një vend normal. Kam kaq vite që e them. Por besoj ka ardhur koha ta shohim realitet. Kuptim kanë gjërat reale, ato të vërtetat. Të tjerat? Do ngrohen në diell…../Tiranapost.al/
*Sokol Balla është gazetar, si dhe autor e moderator i emisionit të tij “Real Story”, “News 24”.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar19 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix19 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix19 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix19 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix20 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar20 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix20 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook