Profesori i Filozofisë Përparim Kabo në një postim në rrjete sociale bën thirrje të braktisen emisionet televizive, të cilat qëndrojnë pas portave të partive.
“Na ishin një herë…do themi së shpejti… disa milionerë të medias” – shkruan Kabo.
Më poshtë postimi i tij:
“Media të ngordhura që riciklojnë kufoma që rrisjellin probleme të tejkaluara që qëndrojnë pas portës së partive…tregojnë se janë pjesë e lojës së vjetër, se s’kanë lidhje me interesin pubik dhe që në studiot televizive punojnë mediatarë pa kulturë, pa kurajo dhe pa interesa publike…thjesht janë yzmeqarë të kalbësirës që kutërbon… Disa syresh do ikin me të shumtët… Po mbyllet një periudhë e lodhshme dhe tejet zhgënjyese, Media e shitur te tregu dhe politika… Na ishin një herë…do themi së shpejti… disa milionerë të medias… QYTETARE MOS U USHQENI ME NGORDHESIRA MEDIATIKE… MOS MOS MOS… SHIKONI DRITEN E ARSYES DHE VINI GISHTIN NE PLAGET E SHOQERISE…!”