Mix
Ky është, djali i Xhemi Shehut
Xhemi Shehu ka publikuar një foto të djalit të saj, Martinit. Me sytë e kaltër, buzët e plota dhe lëkurë e flokë në ton të çelët, është e qartë se 5-vjeçari i ngjan shumë të ëmës. Në këtë foto duket se tashmë, Martini e ka bërë zgjedhjen e jetës: Është një tifoz i flaktë i Bayern-it të Mynihut!
Xhemi është nëna e 2 djemve; në janar të 2015-ës ajo solli në jetë Gabrielin, i cili gjithashtu ka një ngjashmëri shumë të madhe me të.
Si rrallëherë, duket se ka qenë geni i brishtë ai që është trashëguar tek të 2 fëmijët e saj. Bashkëshorti i Xhemit, Ervisi, është një brun me tipare të errëta. Në të tilla raste, zakonisht është geni i errët ai që dominon. Mesa duket, nuk u thoka kot: Djemtë marrin nga nënat!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu