Lidhu me ne

Kioske

Aktorët e vegjël të kinematografisë shqiptare, ja si duken ata tani


Ata kanë qenë heronjtë e vegjël të kinematografisë shqiptare.

“Beni ecën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica”, “Taulanti kërkon një motër”, “Në shtëpinë tonë”, “Partizani i vogël Velo” e të tjera prodhime kinematografike, mbeten edhe në ditët tona filmat më të dashur. Po ku janë sot protagonistët e vegjël? A vazhdojnë ata të jenë pjesë e kinematografisë shqiptare?

Herion Mustafaraj

Ai do të ishte fëmija më i famshëm i viteve ‘80, sepse edhe rolet e tij do të ishin të shumta. “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Shoku ynë Tili”, “Sinjal dashurie”, “Rikonstruksioni”, janë disa nga filmat në të cilët Herioni ka interpretuar, por për publikun mbetet ende i dashur roli i Benit në filmin “Beni ecën vetë”, me regji të Xhanfize Kekos.

Ndonëse e nisi karrierën si aktor në moshën 6-vjeçare, ky pasion i Herionit nuk vazhdoi shumë gjatë. Pas viteve ‘90 ai u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mor përsëri me art, duke punuar në teatrin e vogël të fshatit ku jetonte, në Massacusetts. Ndërsa për publikun shqiptar u shfaq si prezantues i Festivalit të 41-të në RTSH.

Eptan Lohja

A ju kujtohet ai djali bullafiq dhe trazovaç, që nuk linte dy gurë bashkë, në filmin “Në shtëpinë tonë”? Ai është Eptan Lohja. Edhe Eptani, si shumë nga kolegët e tij, nuk e vazhdoi rrugën e artit, por mori një tjetër drejtim në jetë. Studimet e larta i kreu për Inxhinieri dhe punon prej 16 vitesh si Drejtor Marketingu në “Tv Klan”. Ai është martuar dhe ka një djalë e një vajzë.

Zhaklina Dhimojani

Të gjitha vajzat e duan “Mimoza llasticën”, sepse te ky personazh e gjejnë veten më së miri. Zhaklina Dhimojani shkëlqeu duke lënë pas emrin e saj, por arti nuk do të ishte më prioritet për të. Aktualisht jeton në Bern të Zvicrës, ku ka punuar si përkthyese në Zyrën Federale të Refugjatëve, dhe ka ndërtuar atje familjen e saj. Vajza e saj Alex, është një nga modelet më të njohura në këtë qytet.

Enea Zhegu

“Tomka dhe shokët e tij” ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë i viteve ‘77. Një tjetër sukses i regjisores Xhanfize Keko, por që nxori në pah edhe aftësitë e një aktori të vogël si Enea Zhegu (Tomka). As Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e vështirë e të bukur të aktrimit.

Genci Mosho

Ai ishte një djalë shumë çapkën dhe ka spikatur me rolet e tij. I përkëdheluri i teta “Xhanos” (Xhanfise Kekos, – sepse regjisorja e kishte shumë për zemër dhe ai nuk mungonte në filmat e saj). Genci zgjodhi të bëhej arsimtar dhe jo aktor. Megjithatë nuk është shkëputur nga arti, sepse i ndjek me kuriozitet zhvillimet artistike në kryeqytet, ndërsa nxënësit e tij i çon shpesh pranë kinemasë së Arkivit të Filmit, për t’i njohur më mirë me kinematografinë shqiptare.

Manjola Begolli (Gjoni)

Sa herë që flitet për sportin e shahut, atë e lidhim me figurën e Rudinës në filmin “Dy herë mat”. Me regji të Bujar Kapexhiut, ai është një nga filmat komedi më të bukur, që ka mbetur në arkivin e filmave shqiptarë si një pasuri e padiskutuar. Por Manjola nuk ia kushtoi kohën e saj artit, sepse studimet i vazhdoi për Ekonomik dhe është drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ndërsa me emrin “Rudina” ka fituar një shoqe shumë të ngushtë, siç është moderatorja e suksesshme e programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari.

Petro Papakosta

“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha…” është batuta më e famshme e filmit “Partizani i vogël Velo”. Petro Papakosta i përket sot botës së letrave, pasi i është përkushtuar të shkruarit dhe ka nxjerrë në treg shumë botime me poezi dhe ese.

Donald Kokona

Ai nuk kërkon më një motër, por disa projekte, sepse Donald Kokona, i njohur nga të gjithë në filmin “Taulanti kërkon një motër”, është sot një arkitekt shumë i suksesshëm. Daljet e tij publike nëpër programe të ndryshme televizive i kushtohen tashmë vetëm profesionit si arkitekt dhe nuk kanë më lidhje me artin dhe filmin. Në moshën 4-vjeçare ai u përzgjodh nga regjisorja Xhanfize Keko për të qenë pjesë e atij filmi për fëmijë, i cili e bëri atë fëmijën më të famshëm për kohën. Filmi i tij i fundit ishte “Shpella e piratëve”, i xhiruar në vitin 1990./aktoretshqiptare.info/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix2 orë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet4 orë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar4 orë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix4 orë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix5 orë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix5 orë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix5 orë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix5 orë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook