Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria duhet t’i paguajë 111 milionë euro Becchettit – Kronologjia e plotë e konfliktit me Ramën

Shqipëria duhet t’i paguajë 111 milionë euro Becchettit – Kronologjia e plotë e konfliktit me Ramën

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë 111 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe ortakëve të tij për shpronësim të padrejtë të investimeve të tyre në një televizion privat.

Vendimi është marrë më 24 prill 2019 nga Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore. Vendimi nuk është ende publik, por lajmin e ka njoftuar Law-360, një portal amerikan i fokusuar në fushën e drejtësisë.

Sipas vendimit të ICSID, qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

Përveç padive në ICSID, Becchetti dhe ortakët e tij në disa kompani të ndryshme, kanë paditur Shqipërinë dhe në Gjykatën Europiane e të Drejtave të Njeriut  për dëmtim të figurës përmes akuzava të pabaza për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal. Gjyqi në GJEDNJ vazhdon ende.

Më poshtë Exit.al sjell të plotë të gjithë kronologjinë e konfliktit mes Becchettit dhe qeverisë shqiptare, konflikt që nuk ka prekur vetëm televizionin AgonChannel, por dhe një sërë kompanish të tjera në pronësi të Becchettit.

Hetimi ndaj Becchettit është interpretuar nga vetë ai dhe komentatorë të tjerë si sulm i qëllimshëm i qeverisë Rama, për shkak të qëndrimeve kritike të Agon Channel ndaj qeverisë.

Si nisi konflikti?

Konflikti mes qeverisë Rama dhe biznesmenit Becchetti nisi pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Me ardhjen në pushtet, Kryeministri Rama anuloi dy koncesione dhënë Francesco Becchettit nga Qeveria Nano dhe të rinegociuara nga Qeveria Berisha: një për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentralit të Kalivaçit dhe një për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një impianti mbetjesh.

Në nëntor 2014, Zoti Becchetti dhe partnerët e tij u ankuan në ICSID në lidhje me prishjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve midis kompanisë së tyre dhe qeverisë shqiptare.

Pak muaj më vonë, në vitin 2015, prokuroria nisi hetimin ndaj Zotin Becchetti për mos pagim taksash, mashtrim, pastrim parash dhe përfshirje në një skemë evazioni fiskal që në total dyshohej se arrinte në 39 milionë euro.

Më 8 qershor 2015, prokuroria shpalli urdhër arresti ndërkombëtar për Zotin Becchetti. Sipas urdhërit të arrestit të shpërndarë në pikat kufitare të vendit, Becchetti duhet të ndalohej me vendim të gjykatës vetëm për akuzat e evazionit fiskal dhe falsifikimit të dokumenteve.

Po me 8 qershor, me vendim gjykate, Becchettit iu sekuestruan të gjitha pasuritë:  60 për qind të aksioneve të shoqerise mediatike AgonSet, aksionet në katër kompani të tjera “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, iu bllokuan llogaritë bankare të tijat dhe të kompanive.

Sekuestrimi i pasurive çoi ndër të tjera në mbylljen e televizionit Agon Channel, në verën e 2015-ës, duke hedhur në rrugë rreth rreth 500 punonjës. Hetimi ndaj tij është interpretuar nga vetë Zoti Bechetti dhe komentatorë të tjerë si sulm i qëllimshëm i qeverisë Rama, për shkak të qëndrimeve kritike të Agon Channel ndaj qeverisë.

Deklaratat e Kryeministrit Rama pak minuta pas urdhrave të prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të Zotit Bechetti u dhanë besueshmëri këtyre pretendimeve. Kryeministri Rama shkroi në Twitter, më 9 qershor:

 “Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel është një sukses!”

Në qeshor 2015, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”.

Në 21 tetor 2015, Francesco Becchetti paditi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, qeverinë shqiptare, pasi pretendon se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Në nëntor 2015, Zoti Becchetti dhe kompania e tij Hydro SRL, e cila ka koncesionin e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit u ankuan në ICSID në lidhje me dëmet ekonomike të shkaktuara nga vendimi i qeverisë për ngrirjen e të gjitha aseteve të Zotit Becchetti dhe kompanive të tij në Shqipëri.

Në 4 nëntor 2015, Zoti Becchetti u arrestua në Londër për interes të shtetit shqiptar. Qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e tij.

Në korrik 2016, gjykata angleze rrëzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradimin e tij dhe urdhëroi ndërprerjen e çdo procedure të lidhur me këtë kërkesë.

Gjykata angleze zbuloi se qeveria shqiptare në kërkesën e ekstradimit kishte bërë, në mënyrë të qëllimshme, pohime të rreme përfshi keqinformim në lidhje me ligjet e Shqipërisë. Ajo i i cilësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare “manipulim dhe uzurpim” të procesit gjyqësor. Për këtë arsye ajo vendosi kundër qeverisë shqiptare.

Qeveria deklaroi fillimisht se do ta apelonte vendimin. Por ditën e fundit të afatit të apelimit, ajo njoftoi gjykatën angleze se nuk do të apelojë.

Përveç faturës së lartë prej 111 milionë eurosh, konflikti i qeverisë Rama me Becchettin i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë dhe disa milionë euro të tjera, paguar firmës ndërkombëtare ligjore që përfaqësoi Shqipërinë në ICSID. Vetëm në vitin 2016, qeveria shqiptare i ka paguar firmës ndërkombëtare ligjore me qendër në Londër Wragge Lawrence Graham & Co rreth katër milionë euro me vendime të posaçme të qeverisë:

 – Më 22 shtator 2015, Këshilli i Ministrave (KM) vendosi pagesën prej 220 mijë dollarë për shpenzime administrative të arbitrazhit; pagesën prej 200 mijë eurosh për avokatët mbrojtës.

 – Po më 22 shtator 2015, KM vendosi pagesën prej 39 050 000 lekësh (rreth 280 mijë euro) për avokatët mbrojtës për çështjen e impiantit të plehrave.

 – Më 9 dhjetor 2015, KM vendosi një pagesë shtesë prej 1,95 milionë eurosh për avokatët mbrojtës të çështjes së hidrocentralit të Kalivaçit.

 – Më 2 nëntor 2016, KM vendosi një tjetër pagesë shtesë prej 1,18 milionë eurosh dhe 125 mijë dollarësh për avokatët mbrojtës të çështjes së hidrocentralit të Kalivaçit.

/Exit.al

MË TEPËR

Mix23 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore31 minuta më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix1 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix5 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar5 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix5 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix5 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar5 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar5 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook