Me tren dhe bukë me vete, nostalgjia e plazhit para viteve ’90
Nëse sot për të shkuar në plazh duhet të përgatitemi më herët, para viteve ’90 ishte shumë më e thjeshtë. Mjaftonte një trastë me bukë, djathë, domate dhe të kapje trenin. Plazhet më të njohura ishin ato të Durrësit dhe Vlorës, ndërkohë që Himara, Shëngjini dhe Velipoja kishin shumë pak turistë.
Jala, Dhërmiu apo destinacione të tjera që sot janë ndër më të vizituarat, në atë periudhë njiheshin vetëm nga banorët e zonës. Liqeni i Pogradecit ishte gjithashtu shumë i vizituar. Pas viteve ’90 plazhi u bë më masiv dhe destinacionet u shtuan.
Fotot e mëposhtme rikthejnë nostalgjinë e asaj kohe dhe argëtimit “bio”!