Kioske
Te ne thasë mielli, në Rumani pula
Një ish-deputet rumun, Florin Popesku, u dënua me dy vite burg, pasi u shpall fajtor për akuzat e korrupsionit.
Ai dha dorëheqjen nga Dhoma e Deputetëve në fillim të muajit mars.
Dënimi i tij u bë për shkak se i kishte kërkuar një investitori dhurimin e rreth 60 ton mish pule për t’ua shpërndarë të varfërve në qarkun e tij, ndërsa rasti konsiderohet si “ryshfet zgjedhor”. Sigurisht, dhurata bëhej për të fituar zgjedhjet.
Vendimi i Gjykatës së Lartë në Rumani është i formës së Prerë. Popesku, përdori pozitën e tij si Presidenti i Partisë Demokrate Liberale (PDL) për t’i kërkuar ndihmë pronarit të një kompanie në qarkun Dambovita.
Vlera e “dhuratës”së kërkuar ishte rreth 100 mijë euro. Rasti u regjistrua në vitin 2012, ku Popesku kandidoi për një mandat të ri si Presidentit i Këshillit të Qarkut
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu