Dieta ketogjenike funksionon nëpërmjet eliminimit të glukozës, si çdo dietë e ulët karbohidrate. Trupi normalisht përdor glukozën për të krijuar energji, ndërkohë që ndoshta përdorni në një dietë të lartë në karbohidrate. Trupi fillon shkrirjen e yndyrës së ruajtur kur glukoza nuk po ofrohet nga burimet ushqimore. Kjo gjendje e vendos trupin tuaj në ketosis.
Kjo dietë stimulon trupin të shkrijë yndyrën e vet. Ka efekte pozitive për epilepsinë, sëmundje të zemrës, Alzheimer, obezitetin, diabetin dhe madje edhe për pacientët me kancer. Dieta Ketogjenikeul praninë e karbohidrateve dhe i zëvendëson ato me proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Dieta Ketogjenike u krijua nga Dr. Geyelin në vitin 1920 dhe është e ulët në karbohidrate dhe yndyrna. Ai zbuloi një lidhje të fortë midis shqetësimeve të pacientëve të tij dhe karbohidrateve në ushqime. Këto të fundit shkaktojnë shtim në peshë, nivel të lartë sheqeri dhe kolesterol të lartë.
Plani 7 ditor i dietës Ketogjenike:
Dita 1 Mëngjes: proshutë, vezë dhe domate Drekë: djathë feta, pulë dhe vaj ulliri (sallatë) Darkë: salmon i gatuar me gjalpë dhe shparguj
Dita 2 Mëngjes: djathë dhie, vezë, domate dhe borzilok Drekë: gjalpë kikiriku, milkshake, gjalpë kakao dhe qumësht kokosi të miksuarsëbashku Darkë: qofte të miksuara me perime dhe djathë çedar
Dita 3 Mëngjes:milkshake (si te vakti i mësipërm) Drekë: karkaleca deti me avokado dhe vaj ulliri Darkë: sallatë me djathë parmixhan, brokoli dhe mish derri
Dita 4 Mëngjes: omëletë me qepë, avokado, salcë, erëza dhe speca Drekë: Salcë guacamole me selino dhe një grusht arra Darkë: djathë, perime dhe pulë e mbushur
Dita 5 Mëngjes: omëletë me djathë dhe domate Drekë: atë që keni lënë pa ngrënë darkën e kaluar Darkë: sallatë me kërpudha, vezë dhe biftek
Dita 6 Mëngjes: omëletë me proshutë dhe perime Drekë: djathë, proshutë dhe një grusht arra Darkë: sallatë me vezë dhe biftek
Dita 7 Mëngjes: kërpudha, proshutë dhe vezë Drekë: hamburger me salcë djathi dhe guacamole Darkë: sallatë me biftek dhe vezë