Lidhu me ne

Kryesore

Po Rama pse nuk e jep dorëheqjen si kancelari Kurc?

Klementin Mile

Lajmi i dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurc, pas publikimit të një videoskandali që tregon liderin e partisë së ekstremit të djathtë në koalicionin qeveritar, Shtrahe, të kërkojë donacione ilegale nga një miliarder rus, është përshëndetur gjerësisht si gjest që dëshmon moral të lartë e që mund ta kryejë vetëm një burrë shteti.

Po ashtu janë hequr paralele me kryeministrin e vendit, Ramën, i cili, edhe pse është përballur me shumë më tepër skandale se kancelari austriak, jo vetëm nuk e ka çuar nëpër mend dhënien e dorëheqjes, por as të kërkojë ndjesë për dëmet që i janë shkaktuar interesit publik.

Natyrisht, një kryeministër në qeverinë e të cilit ministrat e brendshëm kapen me kushërinj ose vëllezër që merren me drogë, ose ku ka indicie se ndonjëri prej tyre është marrë edhe vetë me aktivitet kriminal; një kryeministër që, në cilësinë e kryetarit të partisë në pushtet, ka përzgjedhur si kandidatë për bashki dhe deputet individë që janë pjesë audioskandalesh për shitblerje votash; një kryeministër që ka prova se me veprimet dhe mosveprimet e tij i ka shkaktuar shtetit dëme prej qindra milionë eurosh, duhet ta kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh.

Kancelari austriak Kurc, u përball me një skandal të qeverisë së tij dhe dha menjëherë dorëheqjen. Kryeministri shqiptar, Rama, është përballur me dhjetëra skandale të qeverisë së tij dhe vazhdon ta mbajë postin. A do të thotë kjo, sikundër shprehen disa analistë, se ndryshe nga Kurci që është burrë shteti, Rama nuk është i tillë? Se ndryshe nga Kurci që ka moral, Rama është i pamoralshëm? Se ndryshe nga Kurci që mendon për interesin publik, Rama mendon vetëm për interesin personal?

A është vërtet kjo arsyeja që Rama nuk e jep dorëheqjen? Ramës mund t’i mungojnë cilësitë e burrit të shtetit, mund t’i mungojë ndjeshmëria morale, mund t’i mungojë edhe shqetësimi për interesin publik; por fakti që ai nuk e ka dhënë dorëheqjen nuk lidhet me to. Mungesa e këtyre cilësive te Rama dhe prania e tyre te Kurci nuk arrin ta shpjegojë refuzimin e dorëheqjes nga i pari dhe dhënien e menjëhershme të saj nga i dyti.

Përtej të gjitha cilësive që i dallojnë, Kurc dhe Rama kanë një të përbashkët të madhe, e cila diktohet nga logjika politike. Si kancelari austriak ashtu dhe kryeministri shqiptar janë politikanë; si të tillë, ata janë mbi të gjitha të interesuar për ta marrë dhe mbajtur pushtetin. Në funksion të këtij qëllimi gjithçka tjetër bëhet mjet: morali, shteti, interesi publik, të gjitha këto janë mjete në sytë e politikanit.

Fakti që logjika politike e marrjes dhe mbajtjes së pushtetit i dikton kancelarit austriak dhënien e dorëheqjes përballë një skandali, nuk dëshmon se Sebastian Kurci është burrë shteti, i moralshëm dhe i shqetësuar për interesin publik, por është tregues se austriakët mbështesin me votë vetëm një kancelar që demonstron me vepra se i respekton këto vlera.

Nga ana tjetër, fakti që logjika politike i dikton kryeministrit shqiptar të mos e japë dorëheqjen përballë dhjetëra skandaleve të qeverisë së tij, më tepër sesa të dëshmojë që Edi Rama nuk është burrë shteti, nuk është i moralshëm dhe nuk është i shqetësuar për interesin publik, është tregues se shqiptarët mbështesin me votë edhe një kryeministër që demonstron me vepra se nuk ka asnjë fije respekti për shtetin, moralin dhe publiken./ Gazeta Liberale

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook