Thënie brilante mbi politikën, demokracinë, revolucionet, të vërtetat, iluzionet dhe besimet fetare
Problemi me këtë vend, është se ka shumë politikane që janë të bindur se bazuar tek eksperienca e tyre, mund t’i bëjnë budallenj të gjithë njerezit gjatë gjithë kohës. (Henri Bruk Adams)
Një mik në pushtet, është një mik i humbur (Henri Bruk Adams)
Të jesh praktik në politikë, do të thotë të injorosh faktet (Henri Bruk Adams)
Është më e thjeshtë të luftosh për një parim, sesa të jetosh sipas tij (Alfred Adler)
E vërteta është një armë e tmerrshme sulmi. Është e mundur të gënjesh, dhe madje të vrasësh për të vërtetën (Alfred Adler)
Në kushtet e një tiranie, është më e lehtë të veprosh sesa të mendosh (Hanah Arend)
Është diçka e njohur që revolucionet me radikale, do të shndërrohen në konservatore vetëm një ditë pas permbysjes së madhe (Hanah Arend)
Pas çdo lufte, ka më pak demokraci për të shpëtuar. (Bruks Etkinson)
Tek Mozarti dhe Salieri, ne shohim kontrastin mes gjeniut që bëri që atë duhej, dhe talentit që bëri që atë mundi (Moris Bering)
Besimet fetare janë mbajtur në këmbë prej herezive, të cilat janë shpërthime të papritura besimi. Fetë e vdekura nuk i kanë prodhuar dot ato. (Xherëlld Brenan)
Optimistët shpallin se ne jetojme më mirë se në të gjitha kohërat, pesimistët kanë frikë se kjo është e vërtetë. (Silver Stelion)
Në fund Britania e Madhe do të nderohet nga historianët, më shumë mbi mënyrën sesi qeverisi një perandori, sesa mbi rrugën si e krijoi atë. (Bernard Shou)
Miliona njerëz luftojnë për pavdekësinë, kur në fakt nuk dinë se me çfarë të merren pasditen e një të djele me shi. (Suzan Erc)
Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë. (Abraham Mazlou)
Njeriu i arsyeshëm e përshtat veten sipas botës, ndërsa i paarsyeshmi tenton ta përshtatë botën sipas vetes. Nga kjo rrjedh se gjithë progresi varet nga njerëzit e parsyeshëm. (Anonim)
Vendet më përcëlluese në Ferr, u janë rezervuar atyre që në periudhat e krizës morale kanë ruajtur neutralitetin e tyre. (Dante Aligeri)
Të humbasësh një iluzion, të bën me tepër të zgjuar se sa të gjesh të vërtetën. (Ludvig Born)
Askush nuk do ta fitojë ndonjeherë betejën mes sekseve. Ka tepër miqësi me armikun.
(Henri Kisinger)
Njeriu që kërkon hakmarrje duhet të hapë dy varre. (Benxhamin Frenklin)
Nuk ka patur ndonjëherë luftë të mirë apo paqe të keqe. (Benxhamin Frenklin)
Një person që nuk di, por e di këtë fakt, është një student, mësoje. Një person që di, por nuk e di këtë fakt, është në gjumë: zgjoje. Një person që di, dhe është i ndërgjegjshëm për zgjuarsinë e tij, ndiqe nga pas. (Proverb aziatik)
E vetmja gjë më e shtrenjtë se sa dituria është injoranca. Benjamin Franklin