Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar boskierin shqiptar Jurgen Uldedaj, i cili është shpallur kampion bote në kategorinë “Junior WBC”.
Për kreun e shtetit ky është një sukses i jashtëzakonshëm, ndërsa i dhuron atij urimet e përzemërta.
“Shpallja kampion bote në kategorinë “Junior WBC” e 21-vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist.
Urime të përzemërta për kampionin tonë të pamposhtur në ring dhe paraqitje gjithmonë të shkëlqyera në të ardhmen!??”, shkruan Meta.
Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, është kampioni më i ri i Botës në disiplinën Junior të WBC. 21-vjeçari mposhti me pikë polakun, Krzysztof Tëardoëski, duke triumfuar me pikë 97-93.