Lidhu me ne

Gatime

90 lloje ushqimesh të shëndetshme

90-lloj ushqimesh që mund të shërbejnë si bazë për rrugën tuaj të shëndetshme që mund të konsumohen për të pasur një trup sa më në formë gjatë jetës tuaj.

Sigurisht, ka shumë ushqime të tjera ushqyese që nuk janë përfshirë në këtë listë, por që janë me të vërtetë të mrekullueshme gjatë një ngrënie për tu ndjerë sa më mirë dhe rehatshëm përgjatë përditshmërisë tuaj ditore dhe sigurisht duke realizuar receta gatimi dhe dieta të cilat sjellin një stabilitet të plotë për trupin tuaj. Të tilla mund të jenë lënë pa përfshirë në listë si, fruta, perime, arra, farëra, drithëra etj që ju pëlqeni më shumë, me të gjitha vlerat që gëzojnë ato. Pavarësisht se një ushqim nuk është në listen tonë, nuk do të thotë se ne nuk e mendojmë se kjo nuk mund të përfshihet në një receteë apo dietë të përshtatshme në rrugën që ju keni marrë, përderisa ato gëzojnë një lëndë të pasur ushqyese.

Për të gjetur se përse disa nga ushqimet tuaja të preferuara kalorike nuk janë të përfshira në listen tonë, lexoni disa nga kriteret që ne kemi menduar t’i përmbahemi gjatë përzgjedhjes të ushqimeve më të shëndetshme që mund të gjenden mjaft lehtë në tregjet tona.

Perime                                        

Avocados

Panxhar

Brokoli

Lakër

Karota

Lulelakër

Zarzavate

Kastravecë

Patëllxhan

Hudhër

Bishtaja

Bizele të njoma

Kërpudhra

Ullinj

Qepë

Patate

Perime deti

Spinaq

Kungull vere

Kungull dimri

Patate e ëmbël

Domate

Rrepë

Fruta

Mollë

Kajsi

Banane

Boronica

Pjepër

Boronica të kuqe

Fiq

Rrush

Kivi

Limon

Shegë

Portokall

Dardha

Kumbulla

Kumbulla të thara

Luleshtrydhe

Shalqi

Arra, fara dhe vajra

Bajame

Vaj ulliri,ekstra të virgjër

Kikirikë

Fara kungulli

Fara luledielli

Arra

Lajthia

Ushqim deti

Merluc

Barbun

Sardele

Salmon

Xhuz

Karkalec

Ton

Vezë dhe yndyrë të ulët të qumështit

Djathi (yndyrë të ulët)

Vezë

Qumësht lope me yndyrë 2%

Qumësht dhie

Kos

Kokrra

Elb

Oriz

Hikërror

Misër

Thekër

Speltë

Fasule dhe bishtajore

Fasule e zezë

Bizele të thata

Fasule kokërrmëdha

Fasule marinës

Fasule Pinto

Soje

Erza

Borzilok

Piper i zi

Spec i kuq

Spec djegës

Kanellë

Karafil

Rigon

Majdanoz

Rozmarinë

Trumzë

Shpendët, kafshët

Mish i egër

Mëlçi e viçit

Mish pule

Mish qengji

Mish Vici

Mish Keci

Të ëmbla

Mjaltë

Shurup panje

Lëng Kallami

Tjetër

Caj jeshil

Caj i zi

Ujë

Lëng Boronice

Kriteret për ushqimet e përzgjedhura

Në mesin e mijëra ushqimeve që Bota jonë ofron, shumica e tyre me vlera të padiskutueshme ushqyese për trupat tanë të cilët kanë shumë nevoje për to nuk janë renditur në këtë përzgjedhje për arsye shumë konkrete të cilat lidhen me njësërë specifikash që ju do ti gjeni si arsye të pranueshme. Për t’u përfshirë si një nga ushqimet më të shëndetshme, ato duhet të plotësojnë disa nga kriteret e listuara më poshtë.

Kriteret që ne kemi përdorur gjithashtu do t’ju ndihmojnë  të kuptoni pse disa nga ushqimet  tuaj të preferuara (dhe gjithashtu kalorike) nuk janë përfshirë në listën tonë. Për shembull, arra kokosi, e cila është një ushqim shumë kalorik nuk është përfshirë në listën tonë . Ndërsa, arra e kokosit, ka një shije të mirë dhe është shumë e pasur me vitamina, pra, si arra e kokosit dhe po ashtu edhe disa ushqime te tjera nuk  janë përfshirë për vetë faktin se janë ende mjaft të shtrenjta, gjë që i bën ato të mos konsumohen gjerësisht për shumë njerëz.

1.Ushqimet e shëndetshme kanë një dendësi të madhe me vlera ushqyese

Ushqimet e shëndetshme në botë kanë qënë të përzgjedhura  për shkak se ato janë ndër burimet më të pasura me shumë vlera të mëdha ushqyese, thelbësore të nevojshme për shëndetin optimal. Ne kemi përdorur një koncept të quajtur densiteti lëndë ushqyese për të përcaktuar se cilat ushqime kanë vlerë të lartë ushqyese.

Densiteti lëndë ushqyese është një masë e shumës së ushqyesve  që një ushqim përmban në krahasim me numrin e kalorive.

Një ushqim ka më shumë densitet lëndë ushqyese,  kur niveli i ushqyesve është i lartë në marrëdhëniet me numrin e kalorive që përmban ushqimi.

Duke ngrënë ushqime të shëndetshme në tryezën tuaj , ju do të merrni të gjitha vlerat thelbësore që ju duhen për shëndetin tuaj, duke përfshirë edhe vitamina, minerale, ushqyes të ndryshëm, acidet yndyrore esencialë, fibër etj.

  1. Ushqimet që kemi radhitur në listë janë gjithë ushqyese

Ushqimet e shëndetshme që ne kemi përzgjedhur, janë gjithashtu ushqime me vlera të plota me gjithë elementët e tjerë të përzier me përmbajtje të pasur natyrore të ushqyesve. Ato nuk duhen të jenë të përpunuara apo të stimuluara me përbërs artificial, shumë prej tyre përmbajnë përbërës sintetikë, artificialë apo të rrezatuar. Dhe kur është e mundur, për të ngrënë në  mënyrë të shëndetshme  rekomandohet  blerja e “rritur organikisht” e  ushqimeve, pasi  ato jo vetëm ndikojnë pozitivisht për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e të gjithë njerëzve.

  1. Ushqimet e listuara janë për ushqim familijar

Ushqimet e shëndetshmëe janë të zakonshme dhe po thuajse nje pjesë mjaft e madhe e tyre janë të përditshme në tryezat tona. Këtu përfshihen  frutat, perimet, drithërat, arrat dhe farërat,  mishi pa dhjamë, peshku, vaj i ullirit, erëzat që janë të njohura për shumicën e njerëzve

  1. Ushqimet e shëndetshme janë në dispozicion

Edhe pse ka shumë ushqime që janë jashtëzakonisht kalorike, shumë prej tyre nuk janë në dispozicion në zona të ndryshme të vendit. Ushqimet e shëndetshme janë ushqimet që populli mund t’i gjejë me mjaft lehtësi në tregun vendas

  1. Kjo listë përfshin ushqime të përballueshme

Ne kemi zgjedhur ushqime që nuk janë vetëm të njohura dhe në dispozicion, por edhe të përballueshme, veçanërisht nëse keni blerë ato në nivel lokal dhe në sezon. Kjo është edhe koha kur ato janë të freskëta dhe të cilësisë më të mirë

  1. Kjo listë përmban ushqime jo vetëm të lira, por edhe me shije të mirë

Kjo listë e gjatë ushqimesh dhe e shumëllojshme janë gjithashtu edhe ushqimet më të mira ku shumëllojshmëria e tyre e recetave ka një aromë unike dhe të përshtatshme për të krijuar një stabilitet të plotë dhe optimal për shëndetin tuaj. Kështu kjo listë mund t’iu krijojë mundësinë që me pak fantazi dhe tashmë me njohuritë minimale që ju keni, mund të provoni me shumë ëndje shijet që gëzojnë këto ushqime që ne i kemi radhitur si më të shëndetshmet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar21 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix22 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook