Radar
Sa shpesh duhet ta ndryshojmë password-in?
Një legjendë urbane thotë se, për të qenë më të mbrojtur ndaj hyrjeve të paautorizuara, fjalëkalimi duhet të ndryshohet 1 herë në muaj. Megjithatë, kërkuesit kanë publikuar përfundimet e një studimi të ri, që tregon se kjo nuk është mënyra e duhur për të mbrojtur të dhënat.
Nuk është ndryshimi i password-it çdo muaj ai që ju siguron ndaj vjedhjeve të llogarive; cikli ideal i një fjalëkalimi është po të ndryshohet 1 herë në 6 muaj. Sipas kërkuesve të Universitetit të Karolinës, ndryshimi i shpeshtë nuk i siguron të dhënat; më e rëndësishme është që kur ta ndryshoni password-in, ta ndryshoni krejtësisht, e jo të modifikoni atë që keni. Kërkuesit sygjerojnë se një fjalëkalim që përmban karaktere të shumëllojshme: numra, shenja pikësimi e shkronja të mëdha, është e vetmja gjë që ju mbron nga hajdutët virtualë.
Studimi i Universitetit të Karolinës së Veriut analizoi llogaritë e 7.700 llogarive në portalin e universitetit, ku për çdo student/ profesor që është i regjistruar, kërkohet automatikisht ndryshimi i fjalëkalimit një herë në muaj. Megjithatë, sa për t’i ‘shpëtuar’ kësaj kërkese, përdoruesit nuk e ndryshonin fjalëkalimin, vetëm sa modifikonin atë që kishin duke i shtuar/hequr ndonjë element. Kështu, llogaritë e tyre mbeteshin të ekspozuara ndaj hakerave. Përveç kësaj, inxhinierët e këtij studimi janë në dijeni të disa programeve të hakerave të cilat bëjnë të mundur kapjen e një fjalëkalimi të ri sapo ai ndryshohet.
Kështu, ata sygjerojnë se mënyra më e mirë është të zgjedhim fjalëkalime të ndërlikuara; ndryshimi i shpeshtë i tyre nuk përbën më një mbrojtje të privatësisë.
Burimi: Bustle
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu