Analiza në VOA/ A ka shanse Joe Biden të zgjidhet President i SHBA-ve
Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, shpalli zyrtarisht të enjten kandidaturën për president për zgjedhjet e vitit 2020, duke dalë menjëherë në krye të listës së gjatë të kandidatëve demokratë që duan të sfidojnë Presidentin Donald Trump.
Ai e shpalli vendimin në një video të postuar në rrjetin tëitter, duke deklaruar se “jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi”.
“Jam i bindur se këto katër vite me këtë president dhe gjithçka që ai mbështet, do të hyjnë në histori si një moment i neveritshëm i përkohshëm, tha ai. Por nëse i japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shoh se çfarë po ndodh”, tha ai.
Tashmë janë bërë 20 kandidatë demokrat që luftojnë për të fituar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, ndërsa emra të tjerë më pak të njohur mund t’i bashkohen garës.
76 vjeçar Biden, një senator veteran nga shteti Delaëare dhe nënpresident për dy mandate në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, përballet me kandidatët e tjerë demokratë, përfshirë senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders i cili kryeson shumë anketa dhe ka shfaqur aftësinë për të siguruar fonde.
Mes demokratëve, zoti Biden ka përvojë ndërkombëtare dhe legjislative të pashoqe dhe është ndër fytyrat më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Por stili i tij të komunikimit, që i ka kaluar koha dhe që shprehet me afërsi fizike që mund të konsiderohet e papërshtatshme, së fundmi i ka shkaktuar atij probleme, kur të paktën shtatë gra, përfshirë një ish-kandidate për zëvendës guvernatore e Nevadës, e akuzuan atë për prekje, përqafime dhe puthje të papërshtatshme në aktivitete publike. Zoti Biden e mbrojti sjelljen e tij duke thënë se përputhej me përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për të krijiar “lidhje njerëzore” si me gra, ashtu edhe me burra dhe premtoi se këtej e tutje do të jetë i kujdesshëm ndaj asaj kufijve të afërsisë të njerëzve të tjerë.
Zoti Biden ka një aftësi që shumë prej rivalëve të tij u mungon – mbi një shekull përvojë në qeveri dhe një hstori të gjatë vendimesh politike – disa prej të cilave në nivelet më të qarta të qeverisë.
Ai ishte senator për afro katër dekada, duke u bërë kryetar i Komisionit Juridik dhe atij për Marrëdhënie me Jashtë. Më pas ai ishte nënpresident për tetë vjet gjatë presidencës Obama.
Ai mbështeti disa ndërhyrje të huaja të Shteteve të Bashkuara, përfshirë luftën në Afganistan në vitin 2001 dhe ndërhyrjen në Irak në vitin 2003, dhe kishte një rol të rëndësishëm në miratimin e legjislacionit për kontrollin e armëve, si edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë kriminale.
Megjithatë me ndryshimin e kohëve dhe vlerave politike, disa nga vendimet dhe veprimet e zotit Biden janë kritikuar nga demokratët dhe të pavarurit më liberalë.
Disa në Partinë Demokrate mendoj se karriera e zotit Biden në Uashington do të ndihmojë për të bindur votuesit që ai mund të bindë votuesit që mund ta mundë Presidentin Trump vitin e kaluar, por të tjerë argumentojnë se partisë i duhet një fytyrë e re.
Vitet e hershme dhe tragjedi
Kur ishte vetëm 29 vjeç në vitin 1972, zoti Biden fitoi zgjedhjet për t’u bërë senatori i dytë më i ri në historinë amerikane.
Vetëm disa javë më pas, gruaja e tij Neilia, dhe vajza e tij e vogël, Naomi, humbën jetën në një aksident rrugor, një javë para Krishtlindjeve. Djemtë e tij, Beau and Hunter, u plagosën rëndë por mbijetuan dhe zoti Biden e bëri betimin si senator pranë shtratit të spitalit të të birit Beau në vitin 1973.
Mbi 40 vjet më pas, zoti Biden që ishte rimartuar prej kohësh me Jill Biden, u godit përsëri nga tragjedia, kur Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46 vjeçare.
Zoti Biden përmendi vdekjen e tij si arsye që nuk hyri në garën presidenciale në vitin 2015.
Joel Goldstein, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Saint Louis-it, i tha Zërit të Amerikës se mënyra se si u përball me tragjeditë është tregues “i aftësisë së tij për t’u rimëkëmbur, karakterit dhe forcës” së tij.
Vitet e senatit
Për 36 vjet në senat, zoti Biden pothuajse çdo ditë merrte trenin nga Delaëare në Uashington, një distance mbi 100 kilometra.
Ai gjithmonë ka mbështetur bashkëpunimin partiak, që mund të shihet si forcë ose si dobësi.
Në mars, zoti Biden tha se nënpresidenti Mike Pence është “njeri I mire”, por u tërhoq më pas, pasi u kritikua nga e majta për shkak të qëndrimit të zotit Pence ndaj të drejtave të komunitetit LGBTQ.
“Fakti që atij iu desh të tërhiqej është kuptimplotë” për të treguar se çfarë duan demokratët duan tek kandidatët e tyre, thotë Kyle Kondik, një analist politik në Universitim e Virxhinias.
Në fillim të këtij viti, zoti Biden tha se polarizimi politik po e dëmton vendin.
“Është sikur e kemi copëtuar këtë vend. Si mund të jemi një Amerikë e bashkuar, nëse vazhdojmë kështu?”, tha ai.
Por zoti Biden ka shënuar edhe suksese të mëdha, si propozimin dhe mbështetjen për Ligjin kundër Dhunës ndaj Grave, që bëri më të lehtë ndjekjen penale të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale.
Ai luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në miratimin e ligjit Brady,që i bënte të detyrueshme kontrollet e së kaluarës së personave që blejnë armët.
Politika kombëtare
Zoti Biden ka kandiduar dy herë për president, në vitin1988 dhe 2008, por pa sukses.
Barack Obama, që siguroi emërimin e partisë së tij dhe më pas presidencën, e zgjodhi zotin Biden si kandidat për nënpresident, kryesisht falë përvojës së tij të gjatë në skenën ndërkombëtare.
Ai i bë personi ndërmjetës për të punuar me republikanët për çështje të vështira.
“Ai kishte rol qendror në çdo marrëveshje mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë”, thotë Jim Kessler, i organizatës progresiste “Third Way”.
Presidenti i atëhershëm Obama e befasoi zotin Biden në vitin 2017 me çmimin më të lartë civil, Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Biden ka një karrierë publike më të gjatë nga mosha e disa prej rivalëve të tij demokratë. Në këto zgjedhje mosha do të jetë përsëri në qendër të fushatës. Nëse zgjidhet ai do të jetë personi më i moshuar që merr presidencën.