Aktualitet
10 pikat e marrëveshjes së koalicionit opozitar
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.
Në takim veç Bashës, janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.
Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.
Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:
-
Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
-
Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
-
Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm.
-
Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale.
-
Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin.
-
Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit.
-
Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia.
-
Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar
-
Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore.
-
Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu