Opinionistët Andi Bushati dhe Mentor Nazarko janë përfshirë në replika duke akuzuar njëri tjetrin për b…lëpirje.
Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindromi i të gjithëditurit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Këtë po e them për Bushatin. Çfarë tha zoti Prençi është shumë më serioze për qeverinë për rastin në fjalë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike.
Andi Bushati: Ore ti ke mendimin tënd? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua…
Mentor Nazarko: Jo, përkundrazi, ti e bën se e pe që unë po pyesja atë…
Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen… Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne
Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare
Andi Bushati: Ore ty të kanë sjellë për kasap këtu?
Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti… Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër.
Andi Bushati: Epo edhe b…lëpirës nuk jam unë
Mentor Nazarko: Fakti që ti në këtë pjesë të jetës tënde ke vendosur të mos jesh b…lëpirës, kjo është çështja jote. Ti shpeshherë të rruan në të thatë vëlla, bën poezi politike. Dhe kjo mund të mos quhet b…lëpirje por është më e rëndë, më e turpshme. Ai e quan kadri, unë e quaj një gjë tjetër…
Andi Bushati: Këtë të turpshmen e marr përsipër unë, ti merr përsipër atë b…lëpirjen. Kaq kam unë
Mentor Nazarko: Ti thua të bëjmë një ’97 të dytë, ku do me ja dit ti. Kjo është padituri e thjeshtë. Fakti që ti e përsërit nuk do të thotë që është dituri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu