Të rrisësh një femijë në ditët e sotme kushton. Keni menduar ndonjëhere se cili prej tyre merr më shumë nga buxheti juaj: vajza apo djali?
Të rrisësh një vajzë kushton më shumë sesa të rrisësh një djalë ka deklaruar një studim.
Nga lindja deri në moshën 5-vjeçare, vajzat shpenzojnë gati 300 paund në vit më tepër se djemtë.
Por hendeku dyfishohet në gati 600 paund në mes të moshës 14 dhe 18-vjeçare.
“Një arsye kryesore është se veshjet e vajzave kushtojnë më shumë sesa të djemve”, raportoi “Sainsbury’s Bank”.
Gjithashtu lodrat e vajzave apo prerjet e tyre të flokëve kushtojnë më shumë se sa ato të djemve.
Pas moshës 18 vjeçare, djemtë bëhën më “të kushtueshëm”. Ata janë më të prirur të marrin ndihmë financiare nga prindërit, edhe pse mund të kenë aktualisht një punë.
Sipas studimit ku u pyetën më shumë se 2000 njerëz, prindi mesatarisht priret ta mbështesë fëmijën e tij deri në moshën 29-vjeçare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu