“Kush fiton Stambollin fiton Turqinë”, rrëzimi nga pushteti i Erdogan
“Kush fiton Stambollin fiton Turqinë”. Ka qenë kjo deklarata e presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve lokale të cilat rezultuan fatale për të. Partia e tij ka humbur kontrollin e Ankarasë po ashtu ka pranuar dhe humbjen e qytetit të Stambollit.
Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke, që kur ka ardhur në pushtet 16 vjet më parë, dhe ka udhëhequr këtë shtet çdo herë e më të ashpra, ka bërë fushatë intensive gjatë dy muajve të fundit për votimet e së dielës, të cilat i ka cilësuar si “çështje të mbijetesës” për Turqinë.
Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, por rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore.
Humbja për partinë me bazë islamike të Erdoganit në Ankara ka qenë një shenjë e rëndësishme për presidentin. Humbja e Stambollit, vend në të cilin ka nisur karrierën e tij politike dhe ku ka shërbyer si kryetar në vitet 1990, mund të nënkuptojë një problem edhe më të madh për mbështetjen që gëzon ai.
Ndonëse lira turke pati një rritje të lehtë para zgjedhjeve, vlera e saj ka rënë sërish të hënën dhe ka qenë 1.2 për qind në krahasim me vlerën e dollarit amerikan prej 5.62. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka thënë se partia e Erdoganit do të apelojë rezultatin në disa distrikte të Ankarasë.
Në një fjalim para mbështetësve të tij në Ankara, Erdogan ka pranuar humbjen në Stamboll, ndonëse ka thënë se shumica e lagjeve në këtë qytet do të udhëhiqen nga partia e tij
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu