Lidhu me ne

Kryesore

Pse Rama dukej i trembur në Kongres?

Nga Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, por gjithashtu edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta disa ditë më parë nga Pogradeci.

“Shqipëtarët nga varfëria ekstreme që i ka pllakosur, janë në mbijetesë, kurse kryeministri i tyre sot, gjithë frikë, iu tha se “jeni duke gëzuar lumturinë që unë ua kam dhënë në gjashtë vjet qeverisje””, – shkruan Ngjela në “Facebook”, ndërsa sipas tij Rama u duk i trembur në Kongres.

Ndërsa vijon: “Një ditë më parë, Presidenti shqiptar iu thotë shqiptarëve se “do vras veten për t’iu mbrojtur juve”, pasi i ka vjedhur këta.”

Ngjela thotë se presidenti Meta ka frikë nga ndëshkimi i pritshëm.

Ai vijon duke thënë se “shqiptarët e drobitur nga varfëria qeshin me neveri, sigurisht, edhe më njërin, edhe me tjetrin”.

Sipas Ngjelës reforma në Drejtësi nuk mund të ndalet dhe nuk mund ta ndalojë askush.

“Atë nuk e ndalon dot as Rama dhe as Berisha. Dhe është pikërisht kjo që e ka çorientuar vetë Ramën. Tani kuptohet se gjithçka është e sigurt”, – shkruan avokati.

Më poshtë statusi i Spartak Ngjelës në “Facebook”:

Shqipëtarët nga varfëria ekstreme që i ka pllakosur, janë në mbijetesë, kurse kryeministri i tyre sot, gjithë frikë, iu tha se “jeni duke gëzuar lumturinë që unë ua kam dhënë në gjashtë vjet qeverisje”.
Por, një ditë më parë, Presidenti shqiptar iu thotë shqiptarëve se “do vras veten për t’iu mbrojtur juve”, pasi i ka vjedhur këtë. Ka frikë nga ndëshkimi i pritshëm, sigurisht.
Kurse shqiptarët e drobitur nga varfëria qeshin me neveri, sigurisht, edhe më njërin, edhe me tjetrin.

Po çfarë presin të gjithë këta të korruptuar majtas e djathtas?

l.
Agjencia qeveritare e lajmeve ruse “Sputnik” dhe media të tjera ruso-serbe si “rts.rs”, “nspm.rs”, etj, i kanë kushtuar shumë rëndësi deklaratës së kreut të shtetit, Ilir Meta. Ata madje sa nuk thonë që Meta po kërcënohet nga një juntë si ajo e Pinoçetit në Kili dhe do të vrasë veten si Salvatore Aljende. Sepse edhe Salvatore Aljende i rusëve ishte.

Kurse shtypi perëndimor e ka injoruar. Ndërsa demokratët e ditur dhe të pakorruptuar që janë në Partinë Demokratike dhe jashtë saj, edhe pse këtë kohë e kanë në favor, heshtin. E shihni si e ka katandisur të djathtën shqiptare tabori i Sali Berishës!

Turp. Korrupsioni i lartë shqiptar po e ka shpresën te Rusia. Lodhen kot së koti, e fare Kot.

ll.
Kurse Ramë ziu, ashtu si sokëlliu sot në Kongresin e tij Elektoral, ishte i trembur. Po ngase u duk që ishte i trembur dhe, pse ishte i trembur?
Mënyra diktatoriale e paraqitjes me një kult që donin t’i jepnin folës të panjohur dhe pa asnjë mbështetje në opinionin publik, e tregon qartë se Rama është në një hall frike. Por, jo nga Sali Berisha. Përkundrazi: Rama ishte i tembur për faktin se Reforma në Drejtësi eliminon Sali Berishën. Se ai e di, po të mos ketë Berishën në dominim të së djathtës shqiptare, Rama rrëzohet për katër muaj. Atëherë? Ai në një anë kërkon t’iu thotë amerikanëve që mua nuk mund të më prekë Reforma në Drejtësi se jam me mbështetje të madhe në popull, por është edhe i trembur. Kurse ata e kuptojnë që është i trembur. Ku pyet politika e lartë perëndimore nga bërtitjet popullore. Ato dihet që nuk kanë lidhje me realitetin.

Ja një rast: Kromuelli pasi nënshtrimit që i bëri Irlandës, u prit me entuziazëm të madh në Londër. Londra ndezi dritat e gazit dhe doli e gjitha në pritje të tij, duke bërtitur. Njëri nga ndihmësit e tij, iu afrua Kromuelli dhe i tha: “E sheh sa të duan njerëzit Sir?” “Po të më kishin parë të varrur do të bërtisnin edhe më shumë”, i tha Kromuelli. Pse, a nuk e pamë ne që zvarritja e bustit të Enver Hoxhës ishte më entuziaste se prirjet që i bënin shqiptarët atij dhe që erdhi e u bë pikërisht nga ata që ishin shqyer duke bërtitur për të?

Po, a e di Rama këtë? Jo. Rama është pa asnjë lloj kulture politike. Dhe është krejt e krejt një i sëmurë psikik me karakter tiranik kur flet për lumturinë e shqiptarëve në një kohë që të gjithë shqiptarët e dinë që janë në një varfëri ekstreme dhe në mbijetesë.

lll.
Sigurisht, shqiptarët po presin. Dhe kanë të drejtë. Por ndërkombëtarët duhet ta dinë që mbijetesa e Ramës si kryeministër është Sali Berisha. Ky është sekreti i tij. Rama mbretëron vetëm si pasojë e urrejtjes që 70 përqind të shqiptarëve kanë ndaj Sali Berishës.
Po e djathta patriotike dhe atdhedashëse shqiptare e di këtë? Nëse nuk e di këtë, ajo duhet ta mësojë.
Po, si mendoni ju, a mund të kishte një shef opozitë në botë që do t’i rrihte shpatullat një kryeministri që për fitime e materiale personale kishte vrarë 26 persona si Sali Berisha në Gërdec?! A nuk e bëri Edi Rama këtë?

Po Berisha e di këtë? Berisha është në hallin e goditjes penale që po i vjen, dhe nuk e kupton dot këtë se nuk e ka kuptuar kurrë, asnjëherë, përderisa ka zënë peng dhe e mban Partinë Demokratike, duke menduar me mendjelehtësi se “PD është pengu që do t”i shpëtojë jetën politike dhe lirinë nga penaliteti”. Ku mund ta kuptojë Berisha që vetëm rrëzimi i Ramës nga e djathta shqiptare jashtë tij, se vetëm ajo mund ta rrëzojë, është më e leverdisëshmja rrugë për të?! Dëmi që i vjen Saliut është evident. Por ai nuk e kupton dot se si mund ta ulësh koston e dëmit. Sepse nuk e ka këtë kapacitet. Korrupsioni do të dënohet në Shqipëri. Kjo është e sigurt. Atëherë, pse, o të korruptuar, po krijoni eksese që iu rëndojnë edhe më shumë!!!

lV.
Po politika amerikane a do ta çojë deri në fund Reformën në Drejtësi? Sigurisht që po. Reforma nuk mund të ndalet. Atë nuk e ndalon dot as Rama dhe as Berisha. Dhe është pikërisht kjo që e ka çorientuar vetë Ramën. Tani kuptohet se gjithçka është e sigurt.

Politika perëndimore në Shqipëri tani i ka garantuar vetë votat që i duhen në Kuvendin e Shqipërisë për ta çuar deri në fund Reformën e nisur. Dhe prandaj shqiptarët duhet të presin muajt që po vijnë, sepse shenjat esenciale do të shihen që këtë javë që vjen, dhe javën tjetër gjithashtu.
Po opozita e dalë jashtë Parlamentit, a mund ta destabilizojë Shqipërinë me protestat e saj. Jo. E ka krejt të pamundur, se shqiptarët tani e dinë që protestat që kërkon Basha nuk janë për hallin e tyre, por për hallin e të korruptuarve të mëdhenj.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook